Perëndia Mund T’ju Çlirojë Nga Turpi

Perëndia Mund T’ju Çlirojë Nga Turpi

Në vend të turpit tuaj (të mëparshëm) do të keni një nderim të dyfishtë; në vend të hutimit (populli juaj) do të ngazëllojnë në trashëgiminë e tyre. Prandaj në vendin e tyre do të zotërojnë dyfishin (e asaj që kanë humbur) dhe do të kenë një ngazëllim të përjetshëm. —Isaia 61:7

A e pyesni veten ndonjëherë si ishte jeta për Adamin dhe Evën përpara se të mëkatonin?

Tek libri i Zanafillës 2:25 na tregohet se edhe pse Adami dhe Eva ishin lakuriq në kopshtin e Edenit, ata nuk kishin turp. Ky pasazh tregon jo vetëm që ata ishin pa rroba, por edhe që ishin plotësisht të hapur dhe të sinqertë me njëri-tjetrin. Pa maska, pa bërë lojëra me njëri-tjetrin. Sapo mëkatuan, ata e fshehën veten (shih Zanafilla 3:6-8).

Nëse Jezusi nuk do të bënte veprën e vet në kryq, të gjithë ne do të ishim duke jetuar me turpin e mëkatit. Por, për shkak të sakrificës së Tij, njerëzimi ka mundësinë të shijojë lirinë e përsosur në lidhje me njerëzit dhe Perëndinë.

Fatkeqësisht, shumë prej nesh jetojnë akoma me barrën e turpit, edhe pse Fjala e Perëndisë na premton dhe siguron që ne mund të jemi të lirë prej kësaj barre (shih Isaia 61:7)

Perëndia mund të na çlirojë nga turpi. Lutuni dhe i kërkoni Atij t’ju çlirojë nga turpi që përpiqet të ndërtohet brenda jush.


Lutje

Zot unë marr lirinë nga turpi sepse Ti ke paguar me anë të kryqit. S’ka më fshehtësi dhe ndjenja të mosvlerësimit. Ti ke fshirë mëkatin tim dhe tani unë dua të jetoj në liri përpara Teje.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon