Perëndia Na Drejton Me Butësi

Perëndia Na Drejton Me Butësi

Ai do të kullosë kopenë e tij si një bari, do t’i mbledhë qengjat me krahun e tij dhe do t’i mbajë në gjirin e tij, dhe do të udhëheqë me ëmbëlsi e kujdes delet që kanë të vegjlit e tyre. (ISAIA 40:11)

Kur Perëndia na flet dhe na drejton, Ai nuk na bërtet ose na shtyn në drejtimin në të cilin Ai dëshiron që të shkojmë. Jo, Ai na udhëheq, si një bari i butë, duke na ftuar ta ndjekim Atë në kullota më të gjelbërta. Ai dëshiron që ne të arrijmë në pikën ku ne jemi aq të ndjeshëm ndaj zërit të Tij saqë mjafton edhe një pëshpërimë e vogël paralajmërimi për të na bërë të pyesim: “Çfarë po thua këtu, Zot?” Në minutën kur e ndiejmë që Ai na drejton të ndryshojmë atë që po bëjmë, ne duhet t’i bindemi Atij menjëherë. Nëse ndiejmë mungesën e paqes në lidhje me diçka që po bëjmë, duhet të ndalemi dhe të kërkojmë Perëndinë për drejtimin e Tij.

Fjalët e Urta 3:6 thotë që nëse do ta pranojmë Perëndinë në të gjitha rrugët tona, Ai do të drejtojë shtigjet tona. Të pranosh Perëndinë thjesht do të thotë të kesh respekt mjaftueshëm për të, mjaftueshëm frikë dhe druajtje për Të, të kujdesesh se çfarë Ai mendon për çdo lëvizje tënden.

Një mënyrë e mirë për të nisur çdo ditë është të lutesh:“Zot, më intereson ajo që mendon dhe nuk dua të bëj gjëra që Ti nuk dëshiron t’i bëj. Nëse sot filloj të bëj diçka që Ti nuk dëshiron ta bëj, të lutem më trego çfarë është që ta ndaloj, të largohem prej saj dhe të bëj vullnetin tënd në vend të kësaj. Amen.”

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kujdesu më shumë se çfarë Perëndia men- don, sesa për ndonjë gjë tjetër.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon