Perëndia nuk do të ndryshojë asnjëherë, por ti mundesh!

Perëndia nuk do të ndryshojë asnjëherë, por ti mundesh!

Unë jam Zoti, nuk ndryshoj… –Malakia 3:6

Përse e gjejmë veten duke menduar: “Asgjë nuk do të ndryshojë kurrë…gjithmonë do të jem njësoj…situata ime nuk do të ndryshojë…ai nuk do të ndryshojë asnjëherë…ajo nuk do të ndryshojë asnjëherë…unë nuk do të jem asnjëherë kaq i mirë sa dikush tjetër”?

I vetmi që nuk do të ndryshojë asnjëherë është Perëndia. Gjithçka tjetër mund të ndryshojë.

Nëse nuk keni shpresë që situata juaj do të ndryshojë, me siguri që ndryshimi nuk do të vijë. Ne durojmë kaq shumë gjëra të vështira emocionalisht sa nuk do të na duhej të vuanim nëse do të vendosnim shpresën tonë tek Perëndia dhe të mos shikonim gjithë rrethanat që nuk mund t’i kontrollojmë.

Lajmi i mirë është që mund ta shijoni jetën nëse vendosni kështu! Duhet vërtet të besoni që është vullneti i Perëndisë që ju të përjetoni gëzim të vazhdueshëm. Më pas ju duhet të vendosni që ta përjetoni atë gëzim, i cili është thelbësor për shëndetin tuaj fizik, mendor, emocional dhe frymëror.

Perëndia nuk ndryshon, por Ai mund t’ju ndryshojë ju nëse e lejoni.


Lutje

Perëndi, ndonjëherë ndihem sikur situatat e mia nuk do të ndryshojnë asnjëherë, por e di që Ti mund t’i ndryshosh ato dhe mua. Unë zgjedh të marr gëzimin tënd dhe të besoj Ty që do të ndryshosh jetën time.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon