Perëndia Nuk Po Fshihet

Perëndia Nuk Po Fshihet

Qiejt tregojnë lavdinë e Perëndisë dhe kupa qiellore shpall veprën e duarve të tij. (PSALMI19:1)

Perëndia nuk fshihet nga askush. Ai ia zbulon veten e Tij të gjithë rracës njerëzore (shihni Romakëve 1:19‑20). Ai u flet të gjithëve përmes veprës së duarve të Tij dhe vetë natyra dëshmon fuqinë dhe planet e Tij.

Shikoni rreth e rrotull dhe kushtojini vëmendje botës që Perëndia ka krijuar. Gjëja kryesore që Ai na thotë neve përmes natyrës është që Ai ekziston me të vërtetë. Ai përpiqet të na arrijë neve çdo ditë dhe Ai lë të dhëna për veten e Tij kudo, të dhëna që thonë “Jam këtu! Nuk keni pse të shqetësoheni apo të keni frikë. Unë jam këtu.”

Çdo mëngjes dielli lind dhe çdo mbrëmje perëndon. Yjet dalin të shkëlqejnë kundër qiellit të natës dhe universi mbetet në rregullsi si një kujtesë që Perëndia po vëzhgon mbi ne.

Kur neve na duken disa pemë plotësisht të thara gjatë dimrit dhe marrin sërisht jetë në pranverë, neve kujtohemi që Perëndia do të sjellë sërisht jetën që ne të lulëzojmë plotësisht, edhe nëse ndihemi pa jetë dhe pa shpresë për shkak të rrethanave tona.

Unë kënaqem edhe thjesht duke pare një pemë dhe vështroj se si era fryn mbi të. Unë kam vërejtur se gjethet e thara ndonjëherë ngjiten në degë për një kohë, dhe pastaj një erë e madhe vjen dhe i fryn ato, duke i lënë hapësirë sythave të reja që të rriten dhe të lulëzojnë. Kjo më kujton se era e Frymës së Perëndisë është besnike për të hequr tej gjithçka që nuk është më e nevojshme në jetën tonë dhe se Ai do të mbrojë gjithçka që duhet të mbetet. Ai do të sjellë jetë të re dhe rritje dhe kohë freskie. Mbajini mend këto shembuj se si Perëndia na flet përmes natyrës dhe shikoni të dhënat për Të kudo që të shkoni sot!

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Vështroni një prej shumë të dhënave që Perëndia ka lënë për ty sot.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon