Perëndia Përdor Çdo Lloj

Perëndia Përdor Çdo Lloj

Dhe ai dha [ të ndryshme, Vetë Ai i caktoi dhe na dha njerëz] disa si apostuj, të tjerë si profetë, të tjerë si ungjilltarë, të tjerë si barinj e mësues, për ndreqjen e shenjtorëve, për veprën e shërbimit dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit (EFESIANËVE 4:11-12)

Një nga mënyrat se si Perëndia na flet është përmes njerëzve. Ndonjëherë këta njerëz janë miqtë ose pjesëtarë të familjes dhe ndonjëherë janë pastorë, mësues, ungjilltarë, apostuj, dhe profetë që Ai i vendos në jetën tonë. Perëndia u ka dhënë dhunti këtyre njerëzve veçanërisht për të ndihmuar dhe për të ndërtuar besimtarët, ashtu siç thotë vargu i sotëm, “për pajisjen e plotë të shenjtorëve.”

Një nga dhuntitë që Perëndia më ka dhënë është dhuntia e mësimit të Fjalës së Tij. Megjithëse dhuntia ime e mësimdhënies ka qenë një bekim për jetën time, Perëndia në fakt e vendosi atë tek unë që të përfitonin të tjerët. Disa njerëz vendosin për çdo lloj arsye të mos më pëlqejnë mua, nuk e pëlqejnë mënyrën se si unë jap mësim, ose nuk besojnë që Perëndia më ka thirrur për të shërbyer. Kur e bëjnë këtë, ata e shuajnë punën që Fryma e Shenjtë bën në jetët e tyre, jo përmes meje, por përmes dhuntisë që Ai ka zgjedhur të rrjedhë në mua.

Çfarë është e vërtetë për mua është e vërtetë edhe për shërbenjësit e tjerë gjithashtu. Perëndia ka vendosur dhunti të çmuara në ta dhe do të ketë gjithmonë njerëz që do të hapin zemrën e tyre ndaj atyre dhuntive dhe të tjerë që nuk do e bëjnë këtë gjë. Ne duhet të mësojmë të marrim Fjalën e Perëndisë nga njerëz të ndryshëm. Ne bëjmë gabim kur fokusohemi më shumë tek enët që Perëndia zgjedh të përdorë dhe nuk fokusohemi tek çfarë Ai dëshiron të na japë përmes asaj ene.

Unë ju inkurajoj të lejoni Zotin të flasë me ju nëpërmjet kujtdo që Ai zgjedh dhe të mos i rezistoni një mesazhi prej Tij duke refuzuar dikë që Ai dërgon për t’ju thënë fjalën e Tij.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mësoni të shijoni një larmi njerëzish dhe dhuratat që Perëndia ka vendosur në ta për përfitimin tuaj

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon