Perëndia Po Ju Flet

Perëndia Po Ju Flet

Por kur Ai, Fryma e së Vërtetës (E Vërteta – Fryma e dhënë) të vijë, Ai do t’ju drejtojë tek e Vërteta (plotësia, e Vërteta e plotë). – Gjoni 16:13

Duket vërtetë si një pikë themelore, por unë besoj që ka shumë njerëz që vënë në dyshim faktin, nëse Perëndia u përgjigjet apo jo. Keni menduar ndonjëherë për këtë? A e pyetni veten nëse Perëndia do t’ju flasë ndonjëherë? Do ndiheni të lumtur të dini se Ai dëshiron të flasë me ju.

Drejt fundit të kohës së Tij në tokë, Jezusi u tha dishepujve të Tij, unë kam akoma gjëra për t’ju thënë, por nuk jeni në gjëndje t’i mbani të gjitha ose t’i merrni mbi vete apo t’i kuptoni tani. Por kur Ai, Fryma e së vërtetës (E Vërteta – Fryma e dhënë) të vijë, Ai do t’ju drejtojë tek e Vërteta (plotësia, e Vërteta e plotë) (Gjoni 16:12-13)

Kur jezusi tha këto fjalë, Ai po u fliste njerëzve, me të cilët Ai kishte shpenzuar tre vite… Megjithatë, Ai kishte akoma gjëra për t’u mësuar atyre. Kjo është e habitshme, sepse unë mendoj se, nëse personalisht Jezusi do të ishte me mua për tre vjet, ditë dhe natë, unë do të kisha mësuar gjithçka që duhet të mësoja. Jezusi gjithmonë ka më shumë për të thënë, sepse ne gjithmonë do të përballemi me situata në jetë, në të cilat Ai do të na drejtojë. Prandaj na është dhënë Fryma e Shenjtë, që ne të dëgjojmë Perëndinë të flasë, edhe pse Ai nuk është fizikisht me ne. Përmes Krishtit dhe fuqisë së Frymës së Shenjtë, Perëndia do të na flasë përballë çdo ditë. Ai dëshiron të na drejtojë hap pas hapi tek gjërat e mira që ka për ne.

Ati dëshiron t’u japë dhuratën e Frymës së Tij të gjithë atyre që e kërkojnë Atë (shih Luka 11:13). Unë dua të theksoj përsëri që secili nga ne mund të dëgjojë nga Perëndia dhe të drejtohet nga Fryma e Shenjtë çdo ditë. A më dëgjoni?


Lutje

Perëndi, kërkoj të udhëhiqem nga Fryma e Shenjtë. Unë besoj që ti po më flet dhe dua të di çfarë Ti ke për të më thënë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon