Perëndia Të Bën Të Lirë Nga Burgu I Së Shkuarës

Perëndia Të Bën Të Lirë Nga Burgu I Së Shkuarës

Fryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillizuar të varfërit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të dërguar në liri të shtypurit. —Luka 4:18

Unë kam një histori abuzimi dhe jam rritur në një familje që nuk funksiononte ashtu si duhej. Fëmijëria ime është e mbushur me frikë dhe tortura.

Si një e re që përpiqesha të jetoja jetën për Krishtin dhe të ndiqja një stil jetese të krishterë, unë besoja që edhe e ardhmja ime do të ishte e njollosur nga e shkuara ime. Unë mendoja “Si mundet dikush me një të shkuar si e imja të bëhet mirë përsëri? Është e pamundur!”

Jezusi tha: “Fryma e Zotit është mbi mua… Ai më ka dërguar për të shpallur liri tek të burgosurit… Jezusi erdhi të hapë dyert e burgut dhe të na çojë në liri.”

Nuk mund të ecja përpara derisa kuptova që Perëndia donte të më çlironte nga burgu i së shkuarës time. Më duhej të besoja që as e shkuara dhe as e tashmja nuk mund të vendosnin për të ardhmen time, vetëm nëse unë e lejoja. Duhet të lejoja Perëndinë që të më çlironte në mënyrë të mrekullueshme.

Mund të keni pasur një të shkuar të mjerueshme që vazhdon të ndikojë të tashmen tuaj në mënyra depresive dhe negative. Me guxim ju them, e ardhmja juaj nuk ka përse të vendoset nga e shkuara dhe e tashmja juaj! Lejoni Perëndinë të thyejë prangat e së shkuarës tuaj.


Lutje

Perëndi, unë besoj që Ti je më i fuqishëm se e shkuara ime. Unë pranoj lirinë që Ti më jep dhe dua të jetoj planet që Ti ke për mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon