Perëndia Të Kupton

Perëndia Të Kupton

I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarsia e tij. (PSALMI 147:5)

Unë nuk mendoj se flas me shumë elokuencë, dhe as ju mos mendoni se mënyra juaj e komunikimit është shumë e sofistikuar.Unë nuk shqetësohem më për mënyrën se si tingëlloj kur flas me Perëndinë; thjesht i them Zotit çfarë është në zemrën time – dhe ja them ashtu siç është – thjesht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo është mënyra se si unë flas me bashkëshortin tim; kjo është mënyra se si unë flas me fëmijët e mi; kjo është mënyra se si unë flas me njerëzit me të cilët punoj; kështu që kjo është mënyra se si unë flas me Perëndinë dhe kjo është mënyra se si Perëndia flet me mua. Unë nuk po përpiqem ta impresionoj Atë; unë po përpiqem të hap zemrën time me Të – dhe këtë e bëj më së miri kur jam vetvetja.

Perëndia na ka krijuar ashtu siç jemi, ndaj ne duhet t’i afrohemi atij pa pretendime dhe pa e menduar shumë se si të tingëllojmë në një mënyrë të caktuar që Ai të na dëgjojë neve. Për sa kohë jemi të sinqertë, Ai do të na dëgjojë. Edhe nëse ajo që është në zemrën tënde nuk mund të shqiptohet, Ai sërisht të dëgjon dhe të kupton. Një zemër e ngritur drejt Perëndisë është e çmuar në sytë e Tij dhe Ai dëgjon edhe fjalë që nuk mund të shqiptohen. Ndonjëherë ne lëndohemi shumë keq për t’u lutur dhe gjithçka që mund të bëjmë është të psherëtimë ose të rënkojmë ‑ dhe Zoti e kupton edhe këtë. Ju mund të ngushëlloheni sot duke e ditur se Zoti kupton dhe dëgjon gjithçka që i thoni Atij.

FJALA E PERENDISE PER SOT: Perëndia e do vërtetësinë; ji vetvetja kur lutesh.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon