Perëndia Të Miraton

Perëndia Të Miraton

Zoti të bekoftë dhe të ruajttë! Zoti bëftë që të shkëlqejë fytyra e tij mbi ty dhe qoftë i hirshëm (i mirë, i mëshirshëm dhe me favor) me ty! Zoti ktheftë fytyrën e tij mbi ty (të të miratojë) dhe të sjelltë paqe!” – Numrat 6:24-26

Duhet të flasim fjalë miratimi mbi njerëzit. Duhet të ngjallim këtë bekim të shkruar te Libri i Numrave 6:24-26: Perëndia të bekoftë dhe të ruajttë! Zoti bëftë që të shkëlqejë fytyra e tij mbi ty dhe qoftë i hirshëm (i mirë, i mëshirshëm dhe me favor) me ty! Zoti ktheftë fytyrën e tij mbi ty (të të miratojë) dhe të sjelltë paqe…

Me fjalë të tjera, Perëndia po na buzëqesh. Mendoni për këtë. Çdo herë që ne i buzëqeshim dikujt, po themi: “Unë të miratoj. Të kam pranuar. Ti je i paparë.”

Perëndia jo vetëm që na miraton, Ai po na buzëqesh. Ai na do! Duhet ta rrenjosim këtë kaq thellë në zemrën tonë, saqë asgjë të mos e heqë më.

Kur rrënjosemi në dashurinë e Perëndisë, Ai do të na ndihmojë të qëndrojmë fort në besim dhe të fillojmë të ecim në bindje ndaj Tij. Por nuk mund të ecim përpara Atij dhe të mundohemi të bëjmë gjëra të mira nga vetja. Duhet të dimë Fjalën, në mënyrë që të njohim se kush jemi ne në Krishtin.

Në Librin e Psalmeve 18:19, Davidi thotë: “Perëndia është i kënaqur me mua.” Davidi nuk ishte i përsosur, por ai e dinte që Perëndia ishte i kënaqur me të. Perëndia është i kënaqur edhe me ne. Le të futim këtë të vertetë brenda nesh. Ai po na buzëqesh dhe na do shumë. Perëndia të miraton!


Lutje

Perëndi, faleminderit që më do dhe më miraton. Faleminderit që më buzëqesh. Dashuria jote ka ndryshuar jetën time dhe unë e di që do të vazhdojë ta ndryshojë ndërsa unë rritem në Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon