Përkushtim Të Përdoremi Prej Tij

O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, ta paraqisni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të pëlqyer te Perëndia, që është shërbesa juaj e mençur. ROMAKËVE 12:1

Në mënyrë që Perëndia të na përdorë, duhet t’ia përkushtojmë jetën tonë Atij. Kur ne i përkushtohemi vërtet Zotit, ne heqim dorë nga barra e përpjekjeve për ta drejtuar vetë jetën.

Përkushtimi i jetës tënde për Zotin duhet të jetë i sinqertë. Është plotësisht e lehtë të këndosh bashkë me këdo tjetër këngë të tilla si: “ Unë dorëzoj gjithçka”. Ne mund të ndjehemi të prekur emocionalisht, por testi i vërtetë ndodh në jetën tonë të përditshme kur rrethanat tona nuk shkojë gjithmonë ashtu si ne duam. Përkushtimi i frymës tënde, shpirtit dhe trupit për Zotin është më shumë se një këngë, është një vendim i përditshëm.

Një pjesë e rëndësishme e qëndrimit pranë Perëndisë është të kesh një zemër të përkushtuar ndaj Tij. Kur ne zgjedhim të jetojmë në bindje ndaj Fjalës së Perëndisë, kjo e kënaq Zotin shumë. Kur ja përkushtoni veten Atij sinqerisht, po i afroheni Zotit në një nivel të ri më të thellë që rrit forcën tuaj dhe shton gëzimin çdo ditën në jetën tuaj.


Përkushtojani çdo pjesë të jetës tuaj Perëndisë dhe lejoni Frymën e Shenjtë t’ju bëjë një enë të përshtatshme për t’u përdorur nga Mjeshtri.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon