Portat e Dhimbjes

Portat e Dhimbjes

Ata që mbjellin me lotë, do të korrin me këngë gëzimi. PSALMI 126:5

Për shumë prej nesh, të falim dikë që na ka lënduar është pjesa më e vështirë e shërimit emocional. Madje mund të jetë pengesë për këtë. Ata që janë plagosur rëndë nga të tjerët e dinë se është shumë më e lehtë të thuash fjalën falje sesa ta bësh atë.

Së pari, më lejoni të them se nuk është e mundur të kesh një shëndet të mirë emocional, ndërkohë që mban hidhërim, inat dhe mosfalje ndaj dikujt. Është helm për sistemin tuaj. Dhe është e pamundur të përmirësohesh nëse është aty.

Kur më në fund e lejova Zotin të fillonte të punonte në jetën time, Ai më zbuloi se isha fshehur pas “portave të dhimbjes” – ngjarjet dhe situatat e dhimbshme të së shkuarës sime. Të kaloja përsëri nëpër të njëjtat porta, ose të ngjashme, dhe të çlirohesha e të shërohesha do të thoshte të përballesha me çështjet, njerëzit dhe të vërtetat që i kisha kaq të vështira, nëse jo të pamundura, t’i përballoja vetë.

Mos kini frikë nga dhimbja e shërimit. Tundimi është të arratiseni, por Zoti është pranë jush, dhe Ai dëshiron t’ju ndihmojë të kapërceni problemet. Të përballesh është gjithmonë më mirë se të arratisesh. Duroni gjithçka që ju nevojitet, duke e ditur se atje është gëzimi në anën tjetër.


Zoti nuk sjell lëndime dhe plagë mbi ne. Por nëse ato na shkaktohen, Ai është në gjendje të bëjë mrekulli nga gabimet

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon