Sepse Zoti qorton atë që do, si një baba djalin që atij i pëlqen. Fjalët E Urta 3:12
Ndoshta ju keni qenë duke luftuar për të pranuar veten. Ju shikoni zonat në personin tuaj ku ndryshimi është i nevojshëm. Ju dëshironi të jeni si Jezusi. Megjithatë, është shumë e vështirë për ju të mendoni ose të thoni, “Unë e pranoj veten”. Ju mendoni se po ta bëni këtë do të ishte të pranonit gjithçka që nuk është në rregull me ju, por nuk është kështu. Ne mund ta pranojmë dhe përqafojmë veten si krijesa unike e Zotit, dhe prapëseprapë të mos na pëlqejë gjithçka që bëjmë.
Zoti do të na ndryshojë, por ne nuk mund ta fillojmë procesin e ndryshimit derisa kjo çështje e vetë-pranimit të zgjidhet në jetën tonë individuale. Kur besojmë vërtet se Perëndia na do pa kushte ashtu siç jemi, atëherë do të kemi një afërsi me Të dhe do të jemi të gatshëm të marrim korrigjimin e Tij, i cili është i nevojshëm për ndryshimin e vërtetë.
Ndryshimi kërkon korrigjim; njerëzit që nuk e dinë se janë të dashur e kanë shumë të vështirë të pranojnë korrigjimin. Korrigjimi është thjesht Perëndia që na jep ne udhëzime hyjnore për jetët tona. Ai është duke na udhëhequr t’i bëjmë gjërat më mirë , por nëse ne jemi të pasigurt gjithmonë do të ndihemi të ndëshkuar nga korrigjimi në vend që ta rrokim atë me gëzim.
Perëndia nuk aprovon të gjitha veprimet tona, por Ai na do dhe na ka shpallur si bijtë e Tij të dashur.
Ki durim me veten tënde. Vazhdo përpara dhe beso që je duke ndryshuar çdo ditë.