Prisni Gjëra Të Mëdha Nga Perëndia

Prisni Gjëra Të Mëdha Nga Perëndia

Por atij që, sipas (si pasojë e) fuqisë [së Tij] që vepron në ne, mund të bëjë [të përmbushë qëllimin e Tij] jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë [pafundësisht përtej lutjeve, dëshirave, mendimeve, shpresave ose ëndrrave tona më të larta]. (EFESIANËVE 3:20)

Disa njerëz kanë aq shumë frikë nga marrja e lajmeve të këqija saqë nuk mendojnë kurrë të luten për lajme të mira! Ky nuk është një qëndrim hyjnor. Nëse duam të dëgjojmë zërin e Perëndisë dhe të shohim fuqinë e Tij të çliruar në jetën tonë, duhet të kemi qëndrime që i pëlqejnë Atij. Duhet të kemi pritshmëri pozitive në vend të atyre negative. Qasja jonë themelore ndaj jetës duhet të jetë plot besim dhe shpresë dhe pritshmëri të mira, sepse Bibla thotë se pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Perëndisë (shih Hebrenjve 11: 6) dhe se shpresa nuk do të na zhgënjejë kurrë (shih Romakëve 5: 5 ) Nuk ka asgjë negative për Perëndinë; nuk ka asgjë tek Ai ose në ve‑ primet e Tij që do të na zhgënjejë ndonjëherë; gjithçka që Ai bën është për të mirën tonë ‑ kështu që kjo është ajo që duhet të presim ndërsa lutemi. Ne nuk duhet të lutemi dhe pastaj të pyesim nëse Zoti do të bëjë ndonjë gjë; ne duhet të lutemi duke pritur që Zoti të bëjë edhe më shumë sesa kemi kërkuar.

Vargu për sot thotë që Perëndia mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë dhe pafundësisht përtej “lutjeve të mëdha, dëshirave, mendimeve, shpresave ose ëndrrave.” Kjo gjë është e mahnitshme – dhe duhet të na japë të gjithë sigurinë që kemi nevojë për t’u lutur me pritje. Personalisht, unë do të preferoja të bëja lutje të mëdha me pritshmëri të mëdha dhe të merrja gjysmën e asaj për të cilën u luta sesa të bëja lutje të vogla pa ndonjë besim dhe t’i merrja të gjitha!

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Prisni gjëra të mëdha nga Perëndia

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon