Qëndro i Lidhur

Qëndro i Lidhur

Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë. GJONI 15:5

Ne ecjen tonë të Krishterë, shumë herë ne përfundojmë me shumë parime, formula dhe metoda , por jo me fuqi reale. Kjo mund të jetë e vërtetë për mësimet mbi besimin, lutjen, lavdërimin, meditimin, studimin e Biblës, rrëfimin, luftën frymërore, dhe të gjitha urdhërimet për të cilat kemi dëgjuar dhe ku duhet të përfshihemi. Ato janë të gjitha të mira, dhe ne duhet të dimë për to, por vetëm ato nuk mund të zgjidhin problemet tona.

Është e rëndësishme të mbajmë mend që, sado të mira janë ato disiplina, ato janë vetëm kanale për të marrë nga Zoti. Ata nuk na ndihmojnë nëse nuk lidhemi me burimin e fuqisë hyjnore.

Ne lidhemi përmes një marrëdhënie personale me Perëndinë, e cila kërkon kohë. Ne kurrë nuk do të kemi ndonjë fitore të qëndrueshme në jetën tonë të krishterë pa shpenzuar kohë miqësi personale, private, me Zotin. Ai ka një plan individual për ju. Nëse ju e kërkoni Atë, Ai do të vijë në zemrën tuaj dhe do të komunikojë me ju. Ai do t’ju mësojë dhe udhëheqë në rrugën ku duhet të shkoni.

Mësoni t’i përgjigjeni shpejt nxitjeve të Frymës së Shenjtë për një marrëdhënie intime me Perëndinë. Qëndroni me Të privatisht dhe do të shpërbleheni me bollëk.


Vetëm në prezencën e Zotit ne marrim fuqinë e Zotit.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon