Të gjitha i provoni [derisa ti kuptoni], të mirën mbajeni. (1 THESALONIKASVE 5:21)
Të dëgjosh nga Perëndia qartësisht dhe të shmangësh mundësinë e mashtrimit arrihet vetëm duke kaluar kohë të rregullt me Të, duke mësuar Fjalën e Tij. Të dëgjosh zërin e Perëndisë pa njohur Fjalën e Tij është gabim. Njohja e Fjalës së shkruar të Perëndisë na mbron neve nga mashtrimi.
Të përpiqesh të dëgjosh nga Perëndia pa njohur Fjalën e Tij është papërgjeshmëri dhe madje e rrezikshme. Njerëzit që dëshirojnë të udhëhiqen nga Fryma por janë shumë dembelë për të kaluar kohë në Fjalën dhe në lutje, e vendosin veten e tyre në rrezikun e mashtrimit sepse frymërat e liga mezi presi të pëshpërisin në veshët e tyre. Djalli u përpoq ti thoshte gjëra Jezusit dhe ai gjithmonë iu përgjigj, “Është shkruar,” dhe më pas citoi Shkrimin për të refuzuar gënjeshtrat e armikut (shikoni Luka 4).
Disa njerëz e kërkojnë Perëndinë vetëm kur ata janë në telashe dhe në nevojë për ndihmë. Por nëse nuk kanë mësuar të dëgjojnë nga Perëndia, ata do ta kenë të vështirë dallimin e zërit të Tij kur ata të kenë nevojë vërtetë për Të.
Ne duhet të krahasojmë çdo ide, nxitje, ose mendim që na vjen në mendje me Fjalën e Perëndisë. Nëse ne nuk e njohim Fjalën, ne nuk kemi se si të masim teoritë dhe argumentet që ngrihen në mendjen tonë. Armiku mund të na prezantojë ide të egra që kanë kuptim për ne. Fakti që mendimet tona janë logjike nuk do të thotë që janë nga Perëndia. Neve mund ta pëlqejmë atë që dëgjojmë, por fakti se diçka na përshtatet neve nuk do të thotë se është nga Perëndia. Ne mund të dëgjojmë diçka që është mirë për emocionet tona, por nëse nuk na jep paqe, nuk është nga Perëndia. Këshilla e Perëndisë për ne është që gjithmonë të ndjekim paqen dhe ta lemë atë të bëhet arbitër në jetën tonë ( shikoni Kolosianëve 3:15).
Fjala e perëndisë për sot: Testoni gjithçka që dëgjoni duke e ballafaquar me Fjalën e Perëndisë, sepse është i vetmi standart i të vërtetës që ekziston.