Qëndro Pozitiv

sepse është një njeri me dy mendje, i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e veta. JAKOBIT 1:8

Nëse ja çojmë shqetësimet tona Zotit në lutje dhe më pas vazhdojmë të shqetësohemi për to, ne aktualisht jemi në kontradiktë me besimin tonë. Lutja është një forcë pozitive dhe shqetësimi është një forcë negative. Nëse i bashkojmë bashkë, ne do kemi zero rezultat. Nuk e di për ju, por unë nuk dëshiroj të kemi zero fuqi, ndaj me ndihmën e Perëndisë, unë zgjedh të mos përziej lutjen me shqetësimin.

Edhe pse ne dëshirojmë të jetojnë një jetë efektive, të fuqishme, shumë njerëz operojnë me zero fuqi sepse ata gjithmonë përziejnë pozitivet me negativet. Ata deklarojnë pozitivitet për pak kohë, më pas deklarojnë negativitet për pak kohë. Ata luten për pak kohë, më pas shqetësohen për pak kohë. Ata besojnë për pak kohë, më pas ata dyshojnë për pak kohë. Si rezultat, ata thjesht shkojnë para dhe pas , duke mos bërë asnjë progres realisht.

Le të mos e zmadhojmë të keqen, le të zmadhojmë të mirën! Le të lartësojmë gjërat e mira që Perëndia është duke bërë , duke folur për to, duke menduar pozitivisht për to, në qëndrimet tona, në pamjen tonë , në fjalët tona dhe në veprimet tona.

Pse të mos vendosim të qëndrojmë pozitivë duke i besuar Perëndisë dhe duke refuzuar shqetësimin?


Praktikoni të jeni pozitiv në çdo situatë që lind. Pavarësisht nëse çdo gjë që po ndodh për momentin nuk është aq e mirë, prisni që Perëndia të sjellë të mirën prej saj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon