Rrëfe dhe Lutu

Rrëfe dhe Lutu

Rrëfejani shkeljet njëri-tjetrit (rrëshqitjet tuaja, hapat tuaj të rremë, fyerjet tuaja, mëkatet tuaja) dhe lutuni [gjithashtu] për njëri-tjetrin, që të shëroheni (JAKOBI 5:16)

Mëkati na ndan nga Perëndia. Na bën të ndihemi shumë larg Tij; mund të na bëjë të duam të fshihemi prej Zotit ose të mos duam të flasim me Të; dhe na mban larg dëgjimit të zërit të Tij. Kur ne e dimë se kemi mëkatuar, ne duhet t’i kërkojmë falje Perëndisë dhe ta pranojmë atë, sepse Ai premton të na falë kur ne pendohe‑ mi. Gjërat e fshehura mund të kenë fuqi mbi ne dhe në kohë të tilla është shumë ndihmuese të rrëfejmë mëkatet tona njëri‑tjetrit, sipas vargut të sotëm.

Rrëfimi i fajeve tona tek dikush dhe të kërkosh lutje, kërkon së pari gjetjen e di‑ kujt vërtetë të besueshëm dhe së dyti ne duhet të lëmë mënjanë krenarinë tonë dhe me përulësi të ndajmë betejat tona. Nëse kjo gjë ju duket sfiduese, kërkoji Perëndisë të të ndihmojë të rritesh në përulësi sepse rezultatet janë të mrekullueshme nëse ju gjeni një mik që mund t’i besoni, dhe ndani me atë person, “Po luftoj në këtë fushë në jetën time dhe dëshiroj të jemi i lirë. Jam i lënduar dhe kam nevojë të lutesh për mua.”

Më kujtohet kur kisha një betejë të vërtetë me ndjenjën e xhelozisë për një mike. Unë isha lutur, por serish ndihesha shumë xheloze, ndaj ja rrëfeva këtë gjë Deivit dhe i kërkova atij të lutej për mua. Nxjerrja e saj në shesh theu fuqinë e saj mbi mua dhe unë u çlirova prej saj. Gjithmonë shkoni te Zoti së pari, por nëse keni nevojë për ndihmën e një shoku ose udhëheqësi shpirtëror, mos lejoni që krenaria t’ju zërë rrugën.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos e lejo krenarinë të të ndalojë të rrëfe‑hesh tek të tjerët kur ke nevojë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon