Që Krishti të banojë në zemrat tuaja me anë të besimit, dhe ju të jeni të rrënjosur dhe të themeluar në dashuri, Efesianët 3:17
Refuzimi fillon si një farë që mbillet në jetët tona përmes gjërave të ndryshme që na ndodhin. Perëndia na do dhe na pranon ne, por djalli e vjedh atë të vërtetë nga ne duke na bërë të mendojmë se jemi të refuzuar që ne të ndihemi të refuzuar dhe të pa dashur.Kur kjo ndodh, ndikon çdo fushë të jetëve tona. Ajo bëhet një pemë me shumë degë që sjellë fryt të keq.
Çfarëdo qoftë ajo ku jeni të rrënjosur do të përcaktojë frytin në jetën tuaj – të mirë apo të keq. Nëse jeni të rrënjosur në refuzim, abuzim, turp, faj ose një imazh të dobët për veten – nëse jeni të rrënjosur në të menduarit, diçka nuk shkon me mua! – “pema” juaj do të sjell si frut depresion, negativizëm, mungesë besimi, zemërim , armiqësi, një shpirt kontrollues, gjykim, urrejtje dhe keqardhje për veten. Nëse i keni rrënjët te Jezusi dhe në dashurinë e Tij, atëherë mund të relaksoheni dhe të dini se jeni të dashur dhe të vlefshëm. Ju mund ta dini se Perëndia ju sheh si të drejtë nëpërmjet besimit tuaj në Jezusin.
Të gjitha fushat e jetës tënde që nuk janë në rregull mund të pajtohen përmes Jezusit dhe punës që ai ka bërë në kryq. Më ka ndodhur mua, dhe Perëndia mund ta bëjë edhe për ju.
Ja ku është lajmi i mirë – ju mund të çliroheni nga pushteti i refuzimit!