Ruaji Sekretet E Perëndisë

Ruaji Sekretet E Perëndisë

Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë haptas. (MATEU 6:6)

Përgjatë viteve në përvojën time me Perëndinë kam kuptuar se nuk jemi shumë të zotët për të ruajtur sekretet e që duhen ruajtur. Vargu për sot tregon se ajo për të cilën lutemi është mes nesh dhe Perëndisë, dhe nuk ka nevojë të kryhet si një shfaqe për të tjerët. Ne duam të dëgjojmë prej Perëndisë, por prapë se prapë në momentin kur e ndjejmë se po na thotë diçka, mezi presim t’u tregojmë të tjerëve se çfarë na ka thënë. Ndoshta ndonjëherë është e drejtë të veprojmë kështu, por ka edhe raste kur gjërat mes nesh dhe Perëndisë duhet të mbahen sekret.

Kur Jozefi pa në ëndërr që i ati dhe vëllezërit do t’i uleshin në gjunjë një ditë, ndoshta ishte marrëzia prej fëmije që e nxiti t’ua tregonte këtë. Ndoshta ishte pikërisht kjo marrëzi të cilën Perëndia duhej ta eliminonte nga Jozefi përpara se t’i besonte përgjegjësinë që kishte në mendje. Shumë shpesh mosgatishmëria jonë për të ruajtur sekrete është simptomë e pamaturisë. Unë mendoj se mund të marrim më shumë shpërblime nga Perëndia në jetën tonë, ashtu siç thotë edhe vargu për sot, nëse do të mësojmë të dallojmë ndryshimin mes asaj që duhet të tregojmë dhe asaj që duhet ta ruajmë sekret.

Perëndia ka për të na zbuluar më shumë nëse mund të na zërë besë. Le të mësojmë t’i ruajmë në zemrën tonë gjërat derisa Perëndia të na japë leje t’i bëjmë publike.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Bëj kujdes se çfarë thua kur emocionet e tua janë të turbulluara.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon