Ruani Thjeshtësinë

Ruani Thjeshtësinë

Por druaj se mos, ashtu si gjarpri e gënjeu Evën me dinakërinë e tij, kështu edhe prishet mendja juaj duke rënë nga thjeshtësia, që është në Krishtin. (2 KORINTASVE 11:3)

Perëndia dëshiron vërtetë që marrëdhëniet tona dhe komunikimi ynë me Të të jenë të thjeshta, por djalli i ka shtrembëruar mendimet tona për lutjen sepse ai jo vetëm që e di fuqinë e saj, por di gjithashtu se sa lehtë duhet të jetë për ne.

Thjesht pyesni veten, pse Perëndia do të na krijonte për të komunikuar dhe për të patur marrëdhënie me Të dhe pastaj ta komplikonte këtë gjë? Perëndia nuk ka komplikuar asgjë; Ai ka krijuar një mënyrë të thjeshtë dhe të kënaqshme që ne të lutemi dhe të shijojmë kohën tonë me Të. Satani dëshiron që ne të besojmë se lutja duhet të marrë një kohë të gjatë dhe që ne duhet të ndjekim një formulë specifike. Ai e rrethon lutjen me rregulla dhe vjedh kreativitetin dhe lirinë që Perëndia dëshiron që ne të kemi kur lutemi. Ai përpiqet të na mbajë larg besimit dhe do të na bindë se ne nuk jemi të denjë të flasim me Perëndinë në asnjë mënyrë dhe se ne nuk mund të dëgjojmë zërin e Perëndisë.

Kur ne lutemi djalli gjithmonë përpiqet të na dënojë ne duke na thënë që ne nuk lutemi mjaftueshëm ose në mënyrën e duhur, dhe që lutjet tona nuk sjellin asnjë ndryshim. Ai gjithashtu përpiqet të na shpërqëndrojë ne kur lutemi. Për këto arsye, njerëzit shpesh mendojnë se lutja është shumë e vështirë dhe e pafrutshme, ndaj luten rrallë herë.

Në përgjithësi, shumë njerëz duket se janë të lodhur dhe të pakënaqur me jetën e tyre të lutjes, por kjo mund të ndryshojë. Ne mund të bëjmë lutje të thjeshta, të përzemërta me besim dhe të jemi të sigurt se Zoti dëgjon dhe përgjigjet.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Një fjalë për ty: Ruaje Thjeshtësinë Motër, (ose Vëlla)!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon