Sa Herë Duhet të Lutem

Sa Herë Duhet të Lutem

Lypni dhe do t’ju jepet; kërkoni dhe do të gjeni; trokitni dhe do t’ju çelet. Sepse kush lyp merr, kush kërkon gjen dhe do t’i çelet atij që troket. MATEU 7:7-8

Nuk besoj se mund të vendosim ndonjë rregull të rreptë mbi temën se sa shpesh duhet të lutemi për të njëjtën gjë. Por unë mendoj se ka disa udhëzime që mund të zbatohen për të na ndihmuar të kemi edhe më shumë besim në fuqinë e lutjes

Nëse fëmijët e mi kanë nevojë për diçka, unë dëshiroj që ata të më besojnë se unë do ta bëj atë që më kërkuan të bëj. Nuk do të më shqetësonte, madje mund të më pëlqente, nëse herë pas here do të thoshin: “Hej, mami, po pres me padurim ato këpucë të reja”. Ajo deklaratë do të më tregonte se ata besonin se do të bëja atë që premtova. Ata në fakt do të më kujtonin premtimin tim, por në një mënyrë që nuk do të vinte në dyshim integritetin tim.

Unë besoj se ndonjëherë kur ne i kërkojmë Perëndisë të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri, është një shenjë dyshimi dhe mosbesimi, jo besimi dhe këmbëngulje.

Kur i kërkoj Zotit diçka në lutje dhe ajo kërkesë më vjen në mendje më vonë, unë bisedoj me Të sërish. Por kur e bëj këtë, nuk i kërkoj të njëjtën gjë sikur të mendoj se nuk më dëgjoi herën e parë. Falënderoj Zotin që Ai po punon në situatën për të cilën u luta më parë dhe pres që Ai të bëjë atë që është më e mira.


Lutja besnike dhe këmbëngulëse ndërton edhe më shumë besim dhe siguri tek ne ndërsa vazhdojmë të lutemi.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon