Jemi Thirrur Për Ta Shijuar Perëndinë

Jemi Thirrur Për Ta Shijuar Perëndinë

Por për ne ka vetëm një Perëndi, Ati nga i cili janë janë të gjitha gjërat dhe ne në të; dhe një Zot, Jezu Krishti, me anë të të cilit janë të gjitha gjërat, dhe ne jetojmë me anë të tij. – 1 Korintasve 8:6

Duhet të ndihemi rehat me Perëndinë. Nuk po them të mos kemi respekt, por që nuk duhet të kemi frikë pre Tij. Në fakt, unë besoj që thirrja përfundimtare e çdo besimtari është të shijojë Perëndinë. Jemi thirrur për ta shijuar Perëndinë sepse Ai është jetë dhe nuk mund të shijojmë jetën nëse nuk shijojmë Perëndinë.

Ndonjëherë nuk e shijojmë praninë e Perëndisë sepse e zëmë kohën duke i shërbyer, duke zbuluar çfarë dhuntish kemi dhe duke e kaluar kohën me shërbesat. Kjo më ndodhi edhe mua. Për rreth pesë vite në shërbesë, Perëndisë iu desh që të më bënte të frenoja sepse isha bërë kaq krenare për punën që po bëja për Të saqë nuk po e shijoja më Perëndinë.

Duhet të jemi të kujdesshëm kur fillojmë të bëhemi krenarë për gjërat që po bëjmë. Perëndia nuk po kërkon këtë. Si Ati ynë, Ai do që ne ta njohim dhe ta shijojmë Atë.

Më lejoni t’ju pyes, a jeni krenarë për punët tuaja sot? Apo po e shijoni Perëndinë vërtet?


Lutje

At’ Perëndi, unë dua të të shijoj Ty. Bashkësia dhe prania jotë janë të mrekullueshme. Unë dua të lë mënjanë krenarinë dhe ta përul veten time përpara Teje që të gjej qëllimin dhe të të shijoj vetëm Ty.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon