Si Është Dashuria E Perëndisë?

Si Është Dashuria E Perëndisë?

…duke na paracaktuar (destinoi, planifikoi me dashuri për ne) për birësim (të na zbulojë) për veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet (sepse i pëlqeu Atij dhe ishte  qëllimi i Tij i mirë)… —Efesianëve 1:5

Përse Perëndia na do ne që nuk jemi të përsosur? Sepse Ai do kështu, i jep kënaqësi. Është në natyrën e Tij të na dojë ne, pavarësisht sa mëkatarë jemi.

Perëndia e mund të keqen me të mirën (shih Romakëve 12:21). Ai e bën këtë duke derdhur hirin e pafundëm mbi ne, që kur ne të mëkatojmë, hiri i Tij bëhet më i madh se mëkati ynë. Është e pamundur që Perëndia të mos ketë dashuri për ne dhe është e pamundur që ne të bëjmë diçka për ta larguar atë dashuri.

Perëndia na do sepse kjo është natyra e Tij. Ai është dashuri (shih 1 Gjoni 4:8). Ai nuk pëlqen gjithçka që ne bëjmë, por Ai na do. Dashuria e Perëndisë është fuqia që fal mëkatet tona, shëron plagët tona emocionale dhe zemrat e thyera (shih Psalmi 147:3).

Dashuria e Perëndisë është pa kushte, bazohet tek Ai dhe jo tek ne! Sapo të kuptoni që Perëndia ju do pavarësisht çfarë keni bërë ose jo, do të mund ta përjetoni dashurinë e madhe që Ai ka. Mund të ndaloni të përpiqeni të fitoni dashurinë e Tij, thjesht pranojeni dhe shijojeni.


Lutje

Perëndi, dashuria jote është e jashtëzakonshme. Të përqendrohem në dashurinë Tënde, më kujton që është e bazuar në mirësinë Tënde dhe jo në veprimet e mia. Më ndihmo të marr dashurinë që ke për mua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon