Si Një Fëmijë

Si Një Fëmijë

Dhe tha: «Në të vërtetë po ju them: në qoftë se nuk ktheheni (ndryshoni) dhe të bëheni si fëmijët e vegjël [besues, të përulur, të dashur, falës], nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve. (MATEU 18:3)

Vargu i sotëm i përshkruan fëmijët si besues, të përulur, të dashur dhe falës. Vetëm mendoni sa shumë do t’i gëzonim jetët tona dhe marrëdhënien tonë me Perëndinë dhe njerëzit e tjerë nëse thjesht do të vepronim në bazë të këtyre katër virtyteve. Sigurisht, Jezusi mendon se këto cilësi janë shumë të rëndësishme sepse Ai thotë se nuk mund të hyjmë në Mbretërinë e Perëndisë pa to. Ne nuk mund të gëzojmë përfitimet e Mbretërisë së Perëndisë dhe të mbajmë qëndrimet e këqija në të njëjtën kohë.

Kur ne mendojmë për dëgjimin e zërit të Perëndisë, ne shohim se të jesh si një fëmijë është e rëndësishme sepse fëmijët besojnë çfarë u është thënë atyre. Disa njerëz thonë se fëmijët janë mendjelehtë, që do të thotë se besojnë çdo gjë, pavarësisht se sa qesharake tingëllon. Por unë nuk mendoj se fëmijët janë mendjelehtë ose naivë. Ai dëshiron që ne të jemi besues. Ndonjëherë ne tradhëtohemi prej njerëzve që duam dhe besojmë dhe jemi të tunduar të mos i besojmë kujtdo, por nuk mund të bëjmë që të paguajnë të gjithë për atë që një person na ka bërë ne.

Ka njerëz në botë të cilëve nuk mund t’u besohet, por gjithashtu ka njerëz të mirë dhe ne duhet të refuzojmë të jetojmë me frymën e dyshimit.

Perëndia është plotësisht i besueshëm. Të gjitha qeniet njerëzore, me keqardhje, por nuk mund të jenë të besueshëm pa kushte, por Perëndia po.

Perëndia dëshiron që ju të vini tek Ai si një fëmijë, duke i besuar Atij plotësisht dhe duke besuar gjithçka që Ai ju thotë – sepse Ai është plotësisht i besueshëm.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos lejo që një apo dy përvoja të këqija të sundojnë të gjithë jetën tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon