Si një Fëmijë

Si një Fëmijë

Në të vërtetë po ju them se ai që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si [bën] një fëmijë , nuk do të hyjë në të [nuk do të hyjë are]» ( LUKA 18:17)

Perëndia dëgjon thirrjen më të thjeshtë, më të dobët dhe merr kërkesat më fëmijërore. Unë kam rritur katër fëmijë dhe tani kam nëntë nipër e mbesa ‑ dhe mund t’ju them se një gjë që nuk janë fëmijët, është të qënit të ndërlikuar. Fëmijët nuk kanë asnjë problem t’ju bëjnë të ditur se çfarë duan, të vrapojnë në krahët tuaj kur kanë frikë, ose t’ju japin një puthje të madhe bujare, ndonjëherë pa ndonjë arsye të dukshme. Kur u bëjnë prindërve një pyetje, ata presin plotësisht të marrin një përgjigje dhe ne duhet të kemi të njëjtën pritje kur flasim me Perëndinë. Fëmijët nuk janë të sofistikuar mjaftueshëm për të fshehur zemrat ose ndjenjat e tyre shumë mirë dhe si rezultat, komunikimi me ta mund të jetë i lehtë dhe freskues.

Kjo është mënyra se si dëshiron Perëndia që ne të jemi kur flasim me Të. Ne duhet t’i qasemi Perëndisë më të njëjtën thjeshtësi si fëmijët e vëgjël dhe të presim, të etur për të dëgjuar se çfarë Ai ka për të na thënë. Ashtu si fëmijët janë të prirur natyrshëm të besojnë plotësisht te prindërit e tyre, ne gjithashtu duhet të jemi të pafajshëm, të pastër dhe pa dyshime ndërsa i besojmë zërit të Perëndisë. Kur lutemi me besim të thjeshtë, fëminor, ne mund të përjetojmë fuqinë mrekulli‑bërëse të Perëndisë dhe të shohim gjërat të ndryshojnë.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Kur të luteni sot, i thërrisni Perëndisë “Babush” dhe kini siguri plotësisht tek Ai.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon