Si të fitosh urtësi

Si të fitosh urtësi

Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën tim dhe do t’ju bëj të njohura fjalët e mia. (FJALËT E URTA 1:23)

Ne duhet të lutemi dhe t’i bindemi drejtimit të Perëndisë kur na flet. Nuk duhet të jemi të bindur veç në disa raste, duhet të jetojmë si të tillë. Ka ndryshim të madh mes njerëzve që janë gati t’i binden Perëndisë çdo ditë dhe atyre që janë gati t’i binden vetëm kur gjenden në telashe. Pa dyshim që Perëndia u tregon njerëzve se si të dalin prej telashit, por Ai dhuron bekime me bollëk për ata që vendosin të jetojnë me gjithë zemër për Të dhe që jetojnë duke iu bindur Atij. E vetmja rrugë për te paqja është t’i bindesh Perëndisë.

Shumë njerëz i binden Perëndisë për çështje të mëdha, por nuk janë në dijeni që të bindesh për gjëra të vogla bën dallimin në planin e Tij për jetët e tyre. Bibla e thotë shkoqur që nëse nuk jemi besnikë në gjërat e vogla, nuk do të sundojmë mbi shumëçka (shiko Luka 19:17). Nuk ka arsye që Perëndia të na besojë përgjegjësi të mëdha nëse nuk jemi besnikë në kryerjen e gjërave të vogla që Ai na ka kërkuar.

Të nxis fort që t’i bindesh Perëndisë edhe për gjërat më të vogla. Një murg i shekullit të gjashtëmbëdhjetë, i quajtur Vëlla Laurenci ishte i mirënjohur për ecjen e tij të vazhdueshme në praninë e Perëndisë. Ai ka thënë se do të ishte i lumtur të ngrinte thjesht një fije kashte nga toka për hir të dashurisë që kishte për Perëndinë.

Në vargun për sot, Perëndia thotë se do të na i bëjë të ditura fjalët e Tij nëse e dëgjojmë kur na korigjon. Nëse ndjekim udhëzimet e Tij dhe jemi të lumtur të bëjmë çdo gjë të vogël që Ai na kërkon, Ai do të na shfaq urtësinë e Tij dhe ne do të përfitojmë aq shumë zbulesa sa nuk e kemi imagjinuar ndonjëherë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Nëse je besnik në të vogla, Perëndia do të të vendosë të sundosh mbi të mëdhatë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon