Si Të Lutemi Me Efektshmëri

Si të Lutemi me Efektshmëri

Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj. Gjoni 14:14

Unë arrita në një pikë në jetën time të lutjes ku ndihesha e irrituar, kështu që fillova të kërkoja Perëndinë për këtë. Unë dëshiroja sigurinë që lutjet e mia ishin efektive. Unë doja të kisha sigurinë që kur unë lutesha, fuqia çlirohej për të vepruar në situatën për të cilën isha lutur. I doja ato gjëra, por që të jem e sinqertë, unë nuk e kisha atë siguri.

Satani dëshiron të vjedhë sigurinë tonë në lidhje me lutjen. Shumë njerëz shprehin të njëjtin irritim që kam ndjerë unë. Ata luten, por gjatë gjithë kohës ata po pyesin nëse janë efektivë. Çfarë nuk shkon? Unë besoj se gabimisht mendojmë se duhet të jemi të përsosur që të kemi fuqi në lutje, por jo. Kjo është arsyeja pse neve na është dhënë emri i Jezusit në të cilin të lutemi!

Kur lutemi në emrin e Jezusit, ne po i paraqesim Perëndisë At gjithçka që është Jezusi, jo atë që jemi ne. Fatmirësisht, nuk lutem në emër të Xhojsit; po ta bëja nuk do të arrija kurrë asgjë! Fryma e Shenjtë na ndihmon të lutemi ashtu siç duhet, dhe emri i Jezusit garanton përgjigjen! Jini të guximshëm në lutje sepse e keni emrin mbi çdo emër tjetër dhe në përmendjen e atij emri, çdo gju duhet të përkulet (Filipianëve 2:10).


Lutuni me guxim, prisni rezultatet!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon