Studio Fjalën e Perëndisë; Dëgjo Zërin e Perëndisë

Studio Fjalën e Perëndisë; Dëgjo Zërin e Perëndisë

Ji i zellshëm të dalësh përpara Perëndisë si i sprovuar (testuar nga sprovat), si punëtor që nuk ka pse të turpërohet, që ndan drejt[trajton drejtë dhe mëson me aftësi] fjalën e së vërtetës. (2TIMOTEUT 2:15)

Çdokush që dëshiron të dëgjojë zërin e Perëndisë duhet të jetë një student i Fjalës. Nga të gjitha mënyrat e tjera që Perëndia mund të zgjedhë të na flasë, Ai kurrë nuk do të kundërshtojë Fjalën e shkruar, e cila u referua fillimisht nga fjala Greke logos. Fjala e tij e folur në gjuhën greke quhet rhema. Zoti posaçërisht na sjell në kujtesë logosin e Tij për çdo situatë. Rhema e tij (fjala e thënë për ne) mund të mos gjendet fjalë për fjalë në faqet e Biblës, por parimet e saj do të mbështeten gjithmonë nga Fjala e shkruar. Në këtë mënyrë, Bibla konfirmon nëse ajo që po dëgjojmë është nga Perëndia.

Për shembull, logos-i , Fjala e shkruar, nuk na thotë ne kur të blejmë një makinë të re, ose çfarë lloji do blejmë. Ne kemi nevojë për rhema-n për këtë. Megjithëse Fjala nuk na jep udhëzime specifike për blerjen e një makine, ajo flet shumë për diturinë. Nëse ne mendojmë se kemi “dëgjuar” që duhet të blejmë një lloj makine të caktuar dhe pastaj kuptojmë që blerja e saj do të na zhysë thellë në borxhe të mëdha për disa vjet, atëherë lehtësisht mund të shohim që blerja e asaj makine nuk është mençuri dhe zëri që mendojmë se kemi dëgjuar nuk është Perëndia.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Logos + rhema = urtësi”

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon