syze me xham rozë dhe syze me xham zmadhues

syze me xham rozë dhe syze me xham zmadhues

Prandaj, o njeri, cilido të jesh ti që e gjykon, je i pajustifikueshëm sepse në këtë që gjykon tjetrin, dënon vetveten, sepse ti që gjykon bën të njejtat gjëra. – Romakëve 2:1

Kur mendojmë dhe flasim për çfarë po shkon keq me të tjerët, zakonisht gënjehemi edhe për sjelljen tonë. Jezusi na urdhëroi të mos shqetësohemi se çfarë shkon keq me të tjerët kur kemi kaq shumë gabime vet (Mateu 7:3-5).

Bibla e thotë qartë se kur gjykojmë të tjerët, shpesh i gjykojmë për gjëra që i bëjmë edhe vetë!

Pyeta Perëndinë përse kur bëjmë diçka vetë e shikojmë si të përsosur por kur e bën dikush tjetër, e gjykojmë. Zoti i foli zemrës sime duke më thënë “Xhojs, ti e shikon veten përmes syzeve me xham rozë dhe gjithë të tjerët me syze zmadhuese.”

Është e vërtetë! Ne nxjerrim justifikime për sjelljen tonë, por kur dikush bën të njëjtën gjë me ne, ne jemi të pamëshirshëm.

Ju inkurajoj ta ktheni procesin nga ana tjetër, mendoni më të mirën për të tjerët, dhe shikoni jetën tuaj me syze zmadhuese. Lejoni Perëndinë të merret më parë me ju dhe pastaj do të mësoni të ndihmoni të tjerët sipas Shkrimit.


Lutje

Frymë e Shenjtë, në vend që të shqyrtoj jetën e të tjerëve, unë dua të më ndihmosh të shqyrtoj jetën time. E di që me ndihmën Tënde, mund të rregulloj të metat që kam dhe të gjej mënyra të shëndetshme e pozitive të ndihmoj të tjerët të rriten.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon