Të Gjejmë Kënaqësinë

Të Gjejmë Kënaqësinë

Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë dhe një mëndje e gëzuar sjell shërim… – Fjalët e Urta 17:22

A dëshironi të dëgjoni një histori gazmore? Kam shumë të tilla, të cilat më kanë ndodhur në jetën time të zakonshme, të përditshme. Tani, nuk po qeshja kur këto histori ndodhën, por jam e lumtur të qesh me to tani.

Për shembull, më parë nuk mendoja se do të ishte diçka gazmore, kur flokët nuk më rrinin mirë. Nëse do të shihnit se çfarë kam bërë për këtë, me siguri do të kishit qeshur. Nuk ishte zbavitëse, kur provoja të qepja rroba, veçanërisht për njerëz që duhet t’i vishin ato. Dhe inatosesha kaq shumë, kur Dejv më hidhte letrën higjenike në dyqan, por tani e kuptoj, ai thjesht dinte si të kënaqej, pavarësisht faktit se çfarë ishte duke bërë. Jam e lumtur që kam mësuar t’i kujtoj këto kohë me humor.

E di që në jetë nuk është gjithçka e kënaqshme, por mendoj që ne të gjithë kemi nevojë të mësojmë të shijojmë jetën tonë. Ju siguroj se, nëse merrni kohë të mendoni për këtë çdo ditë, mund të gjeni një moment që ju ka sjellë gëzim ose për të cilin mund të qeshshni tani.

Perëndia dëshiron që fëmijët e Tij të kënaqen. Bibla thotë: “Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë”. Mendoj që të gjithë ne kemi nevojë për një dozë të shëndetshme të qeshurash çdo ditë, shumë herë gjatë ditës. Nuk ka mbingarkesë në gëzim!

Ju inkurajoj të kërkoni qëllimisht për diçka, në mënyrë që të buzëqeshni ose të qeshni çdo ditë… dhe sigurohuni të ndani një buzëqeshje apo të qeshni me dikë tjetër dhe të ndriçoni edhe ditën e tyre!


Lutje

Zot, Fjala Jote thotë se një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë. Faleminderit që më ndihmon të gjej gezim dhe kënaqësi në jetë!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon