Të Gjesh Kënaqësi Në Çdo Situatë

Të Gjesh Kënaqësi Në Çdo Situatë

…sepse jam mësuar të kënaqem (i kënaqur aq sa nuk më shqetëson asgjë) në gjendjen që jam. —Filipianëve 4:11

Bibla na mëson të jemi të kënaqur pavarësisht rrethanave. Apostulli Pal shkroi: Nuk e them këtë se jam në nevojë, sepse jam mësuar të kënaqem (i kënaqur aq sa nuk më shqetëson asgjë) në gjendjen që jam.

Kënaqësia është një vendim për të qënë i lumtur me aq sa ke. Fatkeqësisht, zakonisht ne mësojmë të jemi të lumtur duke qënë të shkëputur për një kohë të gjatë dhe më pas themi: “Zot, unë nuk dua të jetoj më kështu.” Nuk ka pse të ndodhë kështu.

Mund të zgjidhni të jeni të kënaqur çdo ditë. Vlen më tepër se çdo material që mund të keni në zotërim përgjatë jetës tuaj.

Pali e bëri të qartë kur shkroi në Letrën e Parë drejtuar Timoteut 6:6: “Perëndishmëria është një mjet që sjell dobi të madhe, kur njeriu kënaqet (në kuptimin e mjaftueshmërisë së brendshme) me aq sa ka”

Çfarë na bën të lumtur? Kur zgjedhim të gjejmë kënaqësi në Zotin për çdo ditë. Duke thënë “Zot, unë dua vetëm atë që ti do që unë të kem”, është mënyra e vetme për të gjetur paqe dhe lumturi të përhershme.


Lutje

Zot, unë dua vetëm atë që ti do për mua. Ashtu  si Apostulli Pal, unë zgjedh të jem i kënaqur në çdo rrethanë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon