Të Imitojmë Perëndinë

Të Imitojmë Perëndinë

Bëhuni pra imitues të Perëndisë [imitoni Atë dhe ndiqni shembullin e Tij], si bij të dashur [që imitojnë atin e tyre]. – Efesianëve 5:1

Të jemi të krishterë nuk do të thotë të bëjmë udhëtime javore në kishë. Kemi nevojë të zhvillojmë karakterin e Perëndisë, duke punuar në mënyrë praktike, që të tjerët të mund të shohin Jezusin.

Tek Letra drejtuar Efesianëve 5:1 thuhet: të bëhemi imitues të Perëndisë. Fatkeqësisht, të thuash këtë është më e lehtë, sesa ta bësh.

Sa shumë herë ne bëjmë gjëra, të cilat nuk reflektojnë Perëndinë aspak. Është e thjeshtë të shkurajohemi, të heqim dorë dhe të dënojmë veten, kur dështojmë. Fatmirësisht, Perëndia nuk mërzitet, nëse ne nuk kemi bërë akoma një arritje. Ai e di që jemi vetëm njerëz. Ai e di që ne nuk do ta pasqyrojmë Atë menjëherë, në mënyrë të përsosur, brenda natës, por Ai do që ne të vazhdojmë të rritemi.

Nuk jemi krijuar për të jetuar një jetë në vend-numëro, duke mos ecur përpara në besimin tonë. Ku është aventura këtu? Duhet të jemi në gjëndje të shikojmë prapa, të analizojmë jetën tonë dhe të shohim ndryshimet që duhen të bëjmë. Unë kam qënë një Farise. Unë mendoj që mund të kisha qënë i pari i farisenjve. Isha shumë e mirë në të qënit
fetare, por në të vërtetë nuk po bëja ndonjë gjë që “imitonte” Perëndinë.

Në një moment Perëndia më drejtoi të pyesja veten: “Çfarë po bëj unë për të qënë më shumë si Perëndia? A po ndihmoj ndonjë? A jam këtu thjesht që Perëndia të bëjë jetën time më mirë?”

Kur arrijmë në pikën ku pyesim veten se çfarë po bëjmë në jetën tonë, atëherë kemi arritur vendin më të mirë, atje, ku duhet të jemi. Është vendi, ku vazhdimisht përpiqemi të jemi më shumë si Krishti.

Ndërkohë ne përpiqemi të mos biem në kurthin e përsosmërisë dhe të vet-ndëshkimit. Ne të gjithë bëjmë gabime, por më e rëndësishme është të duam të ndërmarrim hapa çdo ditë për t’u bërë më shumë si Perëndia.


Lutje

Perëndi, të falenderoj që edhe pse Ti shikon gabimet e mia, përsëri më do dhe më ndihmon të jetoj një jetë të perëndishme. Ndërsa unë nuk pranoj të shkurajohem nga dështimet e mia, gjithashtu unë nuk pranoj të qëndroj njësoj. Unë zgjedh të të ndjek Ty dhe të të imitoj Ty më shumë e për çdo ditë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon