Të Jesh I Mbushur Në Çdo Kohë

Të Jesh I Mbushur Në Çdo Kohë

Dhe mos u dehni me verë, në të cilën ka shthurje, por mbushuni me Frymën [e Shenjtë], (EFESIANËVE 5:18)

Është e rëndësishme që ju të dini se Fjala e Perëndisë na udhëzon të jemi “gjithmonë të mbushur” me Frymën – që do të thotë të jemi të mbushur në çdo kohë.

Për të bërë këtë, është e domosdoshme t’i japim Atij vendin e parë në jetën tonë. Shpesh kjo kërkon disiplinë, sepse shumë gjëra të tjera kërkojnë kohën dhe vëmendjen tonë. Ka shumë gjëra që ne dëshirojmë dhe kemi nevojë, por asgjë nuk është më e rëndësishme se Perëndia. Të kërkosh Perëndinë çdo ditë përmes Fjalës së Tij dhe të kalosh kohë me Të është çelësi për të qëndruar të mbushur me prezencën e Tij. Një qëndrim mirënjohës është gjithashtu shumë ndihmues, sepse ruan mendimet tona me kujdes.

Fryma e Shenjtë nuk largohet kurrë; kur ai na zotëron, Ai vendoset në ne dhe refuzon të largohet. Por është e rëndësishme që ne ta mbajmë veten të nxitur në gjërat frymërore. Çdo gjë që e nxehtë mund të ftohet nëse zjarri shuhet.

Unë kalova një periudhë gjashtë mujore kur Perëndia nuk më lejonte të kërkoja asgjë tjetër përveçse më shumë prej Tij. Kjo ishte një disiplinë e shkëlqyer për t’u afruar më tepër me Të në një nivel më të thellë intimiteti, sesa isha më parë. Unë nisja të thoja, “Perëndi, kam nevojë për,” pastaj e ndaloja veten sepse më kujtoheshin udhëzimet e Tij. E përfundoja fjalinë time duke thënë, “ për më shumë nga Ty.”

Perëndia na jep gjithçka që kemi nevojë; dhe Ai e di çfarë kemi nevojë përpara se t’ia kërkojmë. Nëse ne kënaqemi në Të, dhe kemi uri për Të, Ai gjithashtu do të na japë dëshirat e zemrës. Unë ju inkurajoj, sot dhe çdo ditë, qëndroni të mbushur me Frymën e Shenjtë dhe dëshironi vazhdimisht më tepër nga Perëndia se sa çdo gjë tjetër. Ai do të kujdeset për pjesën tjetër.

FJALA E PËRËNDISË PËR SOT: Sigurohuni që gjithmonë të jeni “të mbushur” me Frymën e Shenjtë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon