A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes?
Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë. 1 KORINTASVE 6:19-20
Perëndia thërret secilin prej nesh për të bërë diçka të veçantë në këtë jetë. Por për ta bërë këtë, është e rëndësishme të vendosim të kujdesemi për trupat tanë, shtëpinë. Për të përmbushur qëllimin e dhënë nga Perëndia, ne mund të zgjedhim të gjejmë ekuilibrin në atë që mund të hamë dhe të pimë, të pushojmë mjaftueshëm dhe të ushtrohemi, të mbajmë një stil jetese të shëndetshme.
Nuk ka gjë më të keqe se sa të kalosh jetën duke u ndjerë keq gjatë të gjithë kohës. Si një person që ka luftuar prej vitesh me zgjedhjet e ushqimit dhe shqetësimin për peshën, e di shumë mirë këtë ndjesi. Kur jemi të pashëndetshëm dhe jashtë ekuilibrit, ne thjesht nuk ndihemi mirë. Është e vështirë të bësh atë që Perëndia na ka thirrur të bëjmë kur trupat tanë janë të plogësht sepse ne nuk jemi kujdesur siç duhet.
Unë besoj se aktualisht është një çështje frymërore të njohim trupat tanë, çfarë nevojash kanë, dhe çfarë është më e mira për to. Kur jetoni në marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë, e gjithë jeta juaj ndikohet, fryma, shpirti dhe trupi. Unë ju inkurajoj sot të kërkoni Zotin t’ju ndihmojë të vendosni të bëni zgjedhje të mençura, të shëndetshme që do të jenë në përfitim të trupit që Ai ju ka dhënë.
Kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë ndërsa ndiqni drejtimin pozitiv, të shëndetshëm të Frymës së Shenjtë dhe refuzoni nxitjet negative, shkatërruese të mishit.