Kurrë Vetëm

Kurrë Vetëm

Dhe Jezusi, plot me Frymën e Shenjtë, u kthye nga Jordani dhe Fryma e çoi në shkretëtirë, ku për dyzet ditë u tundua nga djalli. Gjatë atyre ditëve ai nuk hëngri asgjë, dhe kur ato kaluan, në fund e mori uria. (LUKA 4:1-2)

Ne mësojmë nga vargjet e sotme që menjëherë pasi Jezusi u pagëzua në Frymën e Shenjtë, Ai u çua në shkretërirë nga Fryma e Shenjtë, ku për dyzet ditë dhe netë u tunda nga djalli. Me shumë mundësi kjo ka qenë një përvojë e vështirë, por Jezusi iu bind menjëherë drejtimit të Frymës. Ai i besoi Frymës së Shenjtë, duke e ditur se edhe vështirësitë me të cilat do të përballej do të funksiononin për të mirën e Tij në fund.

Në fund të dyzet ditëve në shkretëtirë, Jezusi filloi shërbesën e Tij publike, siç e shohim tek Luka 4:14: “Dhe Jezusi, në fuqinë e Frymës, u kthye në Galile dhe fama e tij u përhap në mbarë krahinën përreth.” Jezusi jo vetëm që duhet të ishte i gatshëm të ndiqte drejtimin e Frymës së Shenjtë në fuqi dhe famë, por gjithashtu duhet të ishte i gatshëm ta ndiqte Atë edhe në kohë të vështira sprovash dhe testimesh.

Bindja ndaj Perëndisë në kohë të vështira ndihmon në zhvillimin e karakterit të perëndishëm. Jezusi caktoi një shembull për ne , që ne ta ndjekim. Të ndjekësh udhëheqjen e Frymës së Shenjtë gjatë stinëve të vështira zhvillon besnikërinë, vendosmërinë dhe forcën në ne – cilësi që Perëndia dëshiron t’i kemi.

Perëndia na ka dhënë Frymën e Shenjtë për të na ndihmuar në plotësimin e planit të Tij për jetët tona. Ndonjëherë, ne duhet të përballemi me vështirësi në mënyrë që të zhvillojmë karakterin që duhet, për të bërë çfarë Perëndia ka planifikuar. Ne duhet të kujtojmë gjithmonë që nuk përballemi të vetëm me asnjë vështirësi apo mirësi. Fryma e Shenjtë është gjithmonë me ne për të na ndihmuar dhe rrugët e Tij janë gjithmonë më të mirat.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos u frikëso nga kohët e vështira sepse në fund të bëjnë më të fortë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon