Fryti i Frymës

Fryti i Frymës

Por fryti i Frymës [së Shenjtë] është: dashuria, gëzimi, paqja, zemërgjerësia, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëpërmbajtja. Kundër tyre nuk ka ligj. (GALATASVE 5:22-23)

Kur jemi të mbushur plot me Frymën e Shenjtë, ne shohim frytin e Tij të manifestuar përmes nesh. Ne kemi paqe dhe gëzim dhe jemi të mirë me njerëzit. Jezusi na ka urdhëruar ta duam njëri-tjetrin ashtu siç na deshi Ai ne. Është e rëndësishme që bota ta shohë këtë dashuri të manifestuar. Njerëzit e botës janë të uritur për të vërtetën dhe kanë nevojë të shohin se Perëndia mund t’i ndryshojë njerëzit. Ata duhet të shohin dashurinë e Perëndisë në veprim, në mënyrë që bëhen të uritur dhe të etur për Të.

Bibla na mëson që duhet të jemi dritë dhe kripë ( shih Mateu 5:13-14). Bota është në errësirë, por të krishterët të mbushur me Frymën e Shenjtë mund të sjellin dritë kudo që shkojnë. Bota është pashije, por të krishterët sjellin kripën (shijen) në jetë kur janë prezent.

Ne kemi një punë të madhe për të bërë si të Krishterë dhe duhet të jemi gjithmonë të ndjeshëm ndaj Frymës së Shenjtë për mënyrën se si i trajtojmë njerëzit. Perëndia është në ne duke i bërë thirrje botës nëpërmjet nesh; ne jemi përfaqësuesit e Tij personal (shih 2 Korintasve 5:20). Duke pasur parasysh këtë fakt, Pali tha që ne duhet të kapim favorin hyjnor që na është ofruar. Ne duhet të punojmë me Frymën e Shenjtë për të zhvilluar frytin e Frymës në një masë të plotë, në mënyrë që të mund të sillemi në një mënyrë që lavdëron Perëndinë dhe i tërheq njerëzit drejt Tij.

Fryti i Frymës zhvillohet ndërsa kalojmë vështirësi në jetë dhe vazhdojmë, me ndihmën e Perëndisë, t’i trajtojmë njerëzit ashtu siç do t’i trajtonte Ai. Qëndroni të fortë në Zotin dhe mbani mend se bota po ju vëzhgon dhe ata kanë nevojë që ju të jeni kripë dhe dritë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Pavarësisht sfidave që mund të jesh duke u përballur sot, vazhdo të jesh i sjellshëm me këdo që takon.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon