Të Njohësh Karakterin E Perëndisë

Të Njohësh Karakterin E Perëndisë

Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti [Perëndia ynë]. I bekuar (i lumtur, i lum, për t’u pasur zili) është njeriu që gjen strehë tek Ai. – Psalmeve 34:8

Është e rëndësishme të njohim karakterin e Perëndisë. Pse? Na jep mprehtësi. Nëse nuk e njohim karakterin e Perëndisë, si mund të dimë se kush është prej Perëndisë dhe kush jo? Ja disa veçori të karakterit të Perëndisë, të cilat ndihmojnë të kuptojmë se kush Ai është dhe çfarë po bën:

  • Drejtësi: Ai është Perëndi i drejtësisë. Fjala “drejtësi” është e mrekullueshme, sepse do të thotë që Ai dëshiron që të kthejë çdo gjë që është gabim në të mirë. Kjo më ndihmon të mos shqetësohem kur më keqtrajtojnë, sepse e di që Perëndia do të vendosë drejtësi. Ky është Ai.
  • Mirësi: Perëndia është i mirë – ky fakt nuk ndryshon asnjëherë. Dhe Ai është i mirë gjithë kohën, jo vetëm një herë në kaq kohë apo kur gjërat shkojnë sipas dëshirës tonë. Libri i Psalmeve 34:8 thotë: “Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti… Kur gjërat shkojnë keq, unë inkurajohem në mirësinë e Perëndisë.
  • Shenjtëria: Perëndia është i shenjtë dhe i drejtë dhe Ai dëshiron të na bëjë edhe ne të shenjtë, të dëlirë dhe të pastër, të lirë nga ndotjet e mëkatit. Për të qënë e sinqertë, më ka ndihmuar në ecjen time me Perëndinë të kuptoj se çfarëdo, që Ai bën, është e drejtë, pavarësisht faktit, nëse më pëlqen apo jo. Kjo më ndihmon të qëndroj e sinkronizuar me Atë.

Këto tre veçori nuk janë thjesht karakteristika të Perëndisë, por janë disa nga më domethënëset dhe të fuqishmet për mua.

Ju inkurajoj të shpenzoni më tepër kohë duke i parë këto veçori dhe të tjera që janë të rëndësishme për ju. Kur studioni kush Ai është, Fryma e Shenjtë do t’ju ndihmojë të përfshini veçoritë e Tij në personalitetin tuaj. Filloni t’i ushtrosh në jetën tua të përditshme dhe shikoni çfarë Perëndia bën…”Provoje dhe shikoje”, sa i mirë është Ai!


Lutje

Perëndi, Ti je i mrekullueshëm! Drejtësia jote, mirësia, shenjtëria dhe veçori të tjera të panumërta më mahnisin dhe më kujtojnë se, sa i madh Ti je. Vazhdo të më kujtosh për karakterin Tënd që unë të bëhem më shumë si Ti.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon