Të Përjetojmë Paqen E Perëndisë Duke Jetuar Të Tashmen

Të Përjetojmë Paqen E Perëndisë Duke Jetuar Të Tashmen

“Jua kam thënë këto gjëra, që të keni paqen në mua; në botë do të keni shtrëngime, por merrni zemër, unë e munda botën!” – Gjoni 16:33

Të kemi një sjellje të qetë dhe të paqtë, është e çmuar. Është një sjellje që thotë “Unë po i besoj Perëndisë” dhe i flet njerëzve fuqishëm. Që të jemi vazhdimisht në paqe, duhet kohë, përqendrim dhe hir nga Perëndia.

Shumë shpesh, niveli ynë i stresit lidhet me rrethanat tona. Mund të jemi në stres, sepse jemi gjithmonë të zënë, kemi vështirësi financiare, nuk po shkojmë mirë me dikë që e duam.

Për të mposhtur stresin në jetën tonë, kemi nevojë të mësojmë të praktikojmë paqen që na është siguruar nga fuqia e fitores së Jezusit. Një mënyrë për të zhvilluar paqen e qendrueshme është të mësosh si të jetosh “në të tashmen”. Mund të shpenzojmë shumë kohë duke menduar për të shkuarën apo duke vrarë mendjen si do të jetë e ardhmja… por nuk mund të arrijmë asgjë, nëse mendja jonë nuk është e përqendruar në të sotmen.

Bibla na thotë që Perëndia na jep hirin e Tij çdo ditë që ne të jetojmë. Unë besoj se hiri i Perëndisë është fuqia që na mundëson dhe na jep energji për të bërë gjërat që kemi nevojë. Perëndia jep nga hiri i Tij bujarisht, ashtu si e kemi nevojë. Çdo ditë kemi nevojë të themi: “Perëndia më ka dhënë të sotmen. Unë do të ngazëllej dhe gëzohem në të.”

Nëse mësojmë t’i besojmë Perëndisë “në të sotmen” duke marrë hirin e Tij sipas nevojës, mund të bëhemi një person i paqtë, dhe kjo është e fuqishme.


Lutje

Perëndi, unë e di që Ti ke mposhtur çdo pengesë, prandaj të kërkoj të më ndihmosh të jetoj në paqen që Ti ke siguruar për mua. Më trego të të besoj Ty ndërsa jetoj “në të sotmen”.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon