Lutuni pa pushim. 1 THESALONIKASVE 5:17
Sa më afër të jemi në marrëdhënien tonë me Perëndinë, aq më të sigurt bëhemi në lutje. E vërteta është se Perëndia dëshiron që ne të jemi aq të sigurt dhe të rehatshëm në lutje, saqë të bëhet si frymëmarrja, një veprim i lehtë që bëjmë çdo moment që jemi gjallë. Ne nuk punojmë dhe luftojmë në frymëmarrje, dhe as në lutje, nëse e kuptojmë thjeshtësinë e saj.
Të lutemi pa pushim, siç flet Pali te 1 Thesalonikasve 5:17, nuk do të thotë se ne duhet të ofrojmë një lloj lutjeje zyrtare çdo moment njëzet e katër orë në ditë. Do të thotë që gjatë gjithë ditës ne mund të jemi në një qëndrim lutje. Ndërsa hasim çdo situatë ose kur na vijnë në mendje gjëra që kanë nevojë për vëmendje, ne thjesht mund t’ia paraqesim ato Perëndisë në lutje. Unë shpesh them: “Lutuni sipas mënyrës tuaj gjatë ditës”.
Mos harroni: Nuk është gjatësia, zëri apo elokuenca e lutjes që e bën atë të fuqishme. lutja bëhet e fuqishme nga sinqeriteti i saj dhe besimi që qëndron pas saj.
Ne mund të lutemi kudo për gjithçka. Lutjet tona mund të jenë verbale ose në heshtje, të gjata ose të shkurtra, publike ose private – gjëja më e rëndësishme është që ne lutemi.