Të Shfrytëzosh Kohën Tënde Sa Më Shumë

Të Shfrytëzosh Kohën Tënde Sa Më Shumë

Shikoni, pra, si të ecni me kujdes, jo si të marrët, por si të mençurit (njerëz të ndjeshëm dhe të zgjuar), duke e shfrytëzuar kohën (duke kapur mundësitë), sepse ditët janë të liga. – Efesianëve 5:15-16

Koha fluturon, apo jo? Nga ana tjetër, në disa situata, mund të duket sikur koha zvarritet! Pavarësisht sa shpejt apo ngadalë duket sikur kalon, secili nga ne ka një sasi të caktuar kohe në këtë tokë. Me këtë mendim në mendje, unë dua të pyes se çfarë po bëni me kohën tuaj?

Koha është një dhuratë nga Perëndia! E shoh çdo ditë se si Ai merr kohën e Tij për të na ndryshuar, ashtu si Ai do që të jemi. Dhe më pas, në mëshirën dhe hirin e Tij, Ai na jep kohë të arrijmë në dakordësi me atë që Ai po bën në jetët tona në mënyrë që ne të përjetojmë mirësinë e Tij.

Prandaj…pyetni veten: A jam unë në dakordësi me atë që Perëndia po bën në mua? A jam unë në vështirësi dhe duke luftuar e përpjekur t’i bëj gjërat në mënyrën time? Unë mund të siguroj secilin prej jush se nëse nuk bini dakord me Perëndinë, thjesht po humbisni kohën. Nëse jeni në dakordësi me Të, ju po e përdorni kohën për gjëra të mëdha.

Mbani mend: Perëndia është i hirshëm. Ai merr kohën e Tij. Ne mund të mendojmë se Ai po vonohet shumë, ndërsa Ai në mirësinë e vet është thjesht duke pritur që ne të pajtohemi me punën që Ai po bën në ne. Ai nuk nxiton. Ai është i duruar. Vështirësitë tona thjesht e vonojnë procesin. Prandaj ndoshta kjo është një kohë e mirë për të ndryshuar pikëpamjen tonë dhe të fillojmë të shohim përpara për një mënyrë të re të të bërit të gjërave…një vizion të ri për jetën…një besim të ripërtërirë dhe besim në Atë që është gjithmonë duke punuar në ne…dhe gjithmonë për të mirën tonë. Inkurajimi im është t’i besojmë Perëndisë dhe të shpenzojmë kohën tonë për të rënë dakord me atë që Ai po bën në jetën tonë. Lejoni Atë të përkufizojë qëllimin tuaj. Duhet të dini brenda zemrës suaj se Ai ka plane të mëdha dhe pavarësisht sa kohë merr Ai, Ai na do dhe gjithmonë ka planet më të mira për ne në zemrën e Tij.


Lutje

Zot, unë nuk dua të humbas kohën time duke të luftuar Ty. Unë dua të shpenzoj kohën time duke rënë dakord me punën e madhe që Ti po bën në mua. Të falenderoj që kur unë filloj të humbas kohën, Ti gjithmonë më kujton që Ti më do dhe koha jote është gjithmonë më e mira.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon