Të Thyesh Zakonet E Këqija

Të Thyesh Zakonet E Këqija

Mos u mund nga e keqja, por munde të keqen me të mirë. – Romakëve 12:21

Kur filluam marrëdhënien me Krishtin, nisëm një udhëtim të gjatë për t’u bërë njerëzit që Perëndia na ka krijuar të jemi. Në këtë proçes, ne mësojmë si të mposhtim dobësitë tona dhe të jetojmë në fuqinë e Perëndisë.

Për vite me radhë, unë kisha një zakon që mërzitesha sa herë, që diçka nuk më dilte ashtu, si dëshiroja unë. Ndoshta ky nuk është zakoni juaj i keq. Ndoshta ju bëni thashetheme, mallkoni, pini shumë, shikoni shumë televizor apo shpenzoni para në gjëra që nuk ju duhen. Çfarëdo zakoni që të jetë, ju mund ta thyeni.

Nuk them se të thyesh një zakon është e thjeshtë, por është dëshira e Perëndisë për ne, që të marrim autoritet mbi zakonet tona të këqija. Ai nuk dëshiron që ne të kontrollohemi nga emocionet tona. Ai dëshiron që ne të kemi fitore. Për të thyer një zakon të keq, është e nevojshme të bëjmë një seri zgjedhjesh të mira, njëra pas tjetrës. Shumë nga ne do të përpiqen ta bëjnë këtë vetë pa ndihmën e Frymës së Shenjtë. Por, gradualisht do të zbulojmë që nuk mund të kënaqim Perëndinë, pa lejuar Perëndinë të na ndihmojë.

Bibla e Amplifikuar i referohet Frymës së Shenjtë si “i gatshëm”. Ai është gjithmonë duke qëndruar në gatishmëri në rast se futesh në telashe dhe ke nevojë për ndihmë. Por Ai nuk do të shfaqet i paftuar. Ju duhet t’i kërkoni ndihmë.

Letra drejtuar Romakëve 12:21 thotë ta mundim të keqen me të mirën. Është një nga të fshehtat më të mëdha në Fjalën e Perëndisë. Është shumë më e thjeshtë të bëjmë zgjedhjet e duhura kur përqendrohemi te Perëndia dhe fitorja që Ai na jep, sesa të frikësohemi nga dështimi.

Sot bëni zgjedhjen për të ecur në Frymë, mposhtni zakonet e këqija dhe jetoni në fitore!


Lutje

Perëndi, nuk dua të jetoj më me zakone të këqija. Unë bëj zgjedhjen tani të marr autoritetin që Ti më ke dhënë mbi tundimet që duan të më kontrollojnë. Unë do të ndjek Frymën Tënde të Shenjtë në një jetë me zakone të reja dhe të mira.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon