testimi i rritjes frymërore

testimi i rritjes frymërore

Sepse (nëse qëndrojmë) në Krishtin Jezus, as rrethprerja, as parrethprerja s’kanë ndonjë forcë, por besimi që vepron me anë të dashurisë. – Galatasve 5:6

Më shumë se gjithçka tjetër, Perëndia kërkon një dashuri të sinqertë, të pastër, të zjarrtë për Atë dhe të tjerët. Nëse mund të imagjinojmë vetëm një gjë në jetën tonë, është dashuria për të tjerët.

Shumë njerëz mendojnë që besimi është sinjali i parë i rritjes frymërore. Unë besoj që ecja në dashuri është testimi i vërtetë i rritjes frymërore dhe e di që i jep energji ecjes sonë në besim.

Bibla mëson që besimi ecën përmes dashurisë. Letra drejtuar Galatasve 5:6 thotë se ajo që ka vlerë vërtetë është besimi i aktivizuar dhe me energji, që shprehet dhe punon përmes dashurisë. Dashuria nuk është thjesht çfarë themi apo një teori, është veprim.

Të ecim në besim pa dashuri është si të kemi një elektrik pa bateri. Duhet të jemi të “karikuar” me dashuri gjithë kohën, përndryshe besimi ynë nuk do të funksionojë! Unë besoj që të krishterët e gjejnë veten në probleme kur nuk përndjekin një rrugë më dashuri si pjesë jetësore e besimit të tyre dhe marrëdhënies me Perëndinë.

Pra, ndiqni një jetë me dashuri dhe shikoni besimin të forcohet dhe rritet. Kur dashuria e Perëndisë vjen e para, çdo gjë tjetër e ndjek.


Lutje

Perëndi, unë e di që besimi im është i padobishëm pa dashuri. Më ndihmo të jetoj një jetë të tejmbushur me dashurinë Tënde. Më udhëhiq ndërsa marr dashurinë Tënde dhe ua tejçoj të tjerëve.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon