Thesari Brenda Teje

Thesari Brenda Teje

Dhe ne e kemi këtë thesar [dritën hyjnore të Ungjillit] në enë[të brishta, njerëzore] prej balte, që epërsia e pashoqe e kësaj fuqie të jetë e Perëndisë dhe jo prej nesh. (2 KORINTASVE 4:7)

Më shumë se çdo gjë tjetër, dëshiroj të dëgjoj qartësisht zërin e Perëndisë dhe të jem e vetëdijshme për prezencën e tij që banon në mua gjatë të gjithë kohës dhe besoj se ndërsa i lexon këto meditime, është edhe dëshira jote gjithashtu. Unë kam shkruajtur më parë për ato shumë vite kur unë besoja në Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tim, por nuk e shijoja plotësisht miqësinë me Perëndinë. Unë ndjeja se gjithmonë kërkoja ti afrohesha më shumë, por nuk e arrija qëllimin. Një ditë, ndërsa qëndroja para pasqyrës duke krehur flokët, i bëra Atij një pyetje të thjeshtë: “Perëndi. pse vazhdimisht ndjehem sikur po përpiqem të të arrij dhe nuk mund të të gjej?” Menjëherë, dëgjova këto fjalë në zemrën time: “Joyce, ti më afrohesh dhe duhet të futesh brenda.” Më lejoni t’ua shpjegoj: Fjala e Perëndisë thotë se Ai jeton në ne, por disa njerëz e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë të vërtetë. Vargu i sotëm shpjegon që ne kemi thesarin e prezencës së
Perëndisë brenda nesh; por shumë që besojnë në Jezusin kurrë nuk e përjetojnë gëzimin e prezencës së Tij ose miqësinë e vazhdueshme me Të.

Unë po punoja duke u përpjekur të afrohesha tek Perëndia, por e vërteta është që në hirin dhe mëshirën e Tij, Ai kishte ardhur tek unë, dhe kishte bërë banesën e Tij brenda meje. E njëjta gjë është edhe për ty si fëmijë i Perëndisë. Ai është me ty gjatë të gjithë kohës, dhe Ai është forca, paqja, gëzimi dhe ndihma jote. Ai dëshiron të flasë me ty, ndaj fillo të dëgjosh në zemrën tënde dhe do të gjesh se ai është shumë më afër se sa ti mendon.

FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mos qëndro afër Perëndisë, por hyr në prezencën e Tij

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon