thirrini Perëndisë “Abba”

thirrini Perëndisë “Abba”

Sepse ju nuk keni marrë një frymë (Frymën) skllavërie, që të keni përsëri frikë, po keni marrë frymën e birërisë (Fryma që prodhon birërinë), me anë të së cilës ne thërrasim: “Aba, o Atë!” – Romakëve 8:15

Frika mund të jetë një ndikim i fuqishëm në jetën tonë, por është thjesht një shtrembërim i besimit nga armiku. Ai na thotë: “Besomë. Nuk ka për të funksionuar. Lutjet e tua nuk të sjellin të mirë. Ti nuk qëndron dot me Perëndinë. Ti je një dështim.”

Frika gjithmonë ju thotë atë që nuk jeni, çfarë nuk keni, çfarë s’mund të bëni dhe çfarë nuk do të jeni asnjëherë. Por Romakëve 8:15 thotë që jeni fëmijë i Perëndisë që mund ta thërrisni “Aba, o Atë.” Fjala Aba ishte një term të cilin fëmijët ia adresonin babait të tyre. Do të ishte njësoj me fjalën tonë “babush.” Është më pak formale sesa At’ dhe shpreh një afërsi të rehatshme midis një fëmije dhe babait të tij/saj.

Jezusi tha që ne mund ta thërrasim Perëndinë “Aba” sepse ai na ka çliruar nga çdo frikë. Ai gjithmonë do të kujdeset për fëmijët e tij të dashur dhe ne mund t’i afrohemi pa frikën e refuzimit. Kur vrapojmë drejt Tij me çdo problem apo dhimbje, Ai na pret me krahë hapur për të na ngushëlluar dhe inkurajuar.


Lutje

Aba, o At’ të falenderoj që më ke bërë fëmijën Tënd. Unë e di që Ti do të kujdesesh për mua, prandaj unë nuk kam përse të jetoj në prangat e frikës. Unë të dua!

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon