Trajtoji mirë njerëzit

Trajtoji mirë njerëzit

Kush mbyll veshin ndaj britmës së të varfrit, do të bërtasë edhe ai, por nuk do të ketë përgjigje. (FJALËT E URTA 21:13)

Vargu i sotëm do të thotë se kur nuk i kushtojë vëmendje njerëzve në nevojë dhe nuk bëj asgjë që t’i ndihmojë, atëherë Perëndia mund të mos jetë i gatshëm t’i përgjigjet thirrjes sime për ndihmë kur të kem nevojë.

Të jesh i mirë me njerëzit shkon përtej miqve dhe familjes, shkon deri te komuniteti ynë. Më kujtohet kur po lexoja njëherë disa statistika që thoshin se mosha mesatare e një të pastrehu në Shën Luiz ishte 7 vjeç. Në qytetin tim! Reagimi im ndaj kësaj, njëzet vite më parë mund të kishte qenë “Kjo është patetike.” Por tani, bëhem më e ndërgjegjshme ndaj të vërtetave të tilla dhe them, “do bëj diçka për këtë!” Njerëzit mund të thonë, “Është e thjeshtë që ta thuash kështu, Joyce; ke një shërbesë të madhe dhe qasje te shumë njerëz që mund të të ndihmojnë.” Ti mund të mos i kesh disa prej burimeve që ne kemi në shërbesë, por ke të njëjtën mundësi si unë që të lutesh. Mund t’u ofrosh shërbestarëve që po përpiqen të ndihmojnë dhe të plotësojnë nevoja të ndryshme. Mund të dalësh vullnetar nga pak. Të gjithë mund të bëjmë diçka nëse vërtet dëshirojmë.

Besoj se shumë prej lutjeve tona nuk plotësohen dhe ndonjëherë nuk e dëgjojmë zërin e Perëndisë sepse nuk e shtrijmë mëshirën apo dhembshurinë te situatat e vështira rreth nesh. E vërteta është se mund të marrim të korra të jashtëzakonshme thjesht duke u treguar të mirë! Për Perëndinë është shumë e rëndësishme që t’i trajtojmë mirë njerëzit. Nëse të kanë harruar apo keqtrajtuar ndonjëherë, atëherë ti e di se sa e dhimbshme është. Nëse dëshiron të lutesh me efektivitet – nëse dëshiron që veshët e Perëndisë të kapin tingullin e zërit tënd – duhet t’i trajtosh njerëzit mirë dhe të jesh i sjellshëm me ta.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Një nga gjërat më të mrekullueshme që mund të bësh është të ndihmosh dikë që nuk i ka mundësitë e tua.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon