Tre në Një

Tre në Një

Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë; dhe këta të tre janë një. (1 GJONI 5:7)

Vargu i sotëm flet për Atin, Birin dhe Frymën e Shenjtë, që njihet si Trinia e Shenjtë. Megjithëse vargu nuk e përdor termin Bir, ai i referohet Jezusit si “Fjala”, por ne e dimë nga Gjoni kapitulli 1 se Jezusi dhe Fjala janë një dhe i njëjti.

Kur ne mendojmë për Trinitetin, ne duhet të kujtojmë që ata janë tre dhe janë Një. Kjo nuk përputhet matematikisht për ne, por është e vërtetë sipas Shkrimit. Duke pasur Frymën e Shenjtë që jeton në ne, gjithashtu kemi Ati dhe Birin që jetojnë në ne.

Ky është një realitet i mrekullueshëm. Është shumë madhështor për ta shpjeguar. Ne thjesht duhet ta besojmë këtë me zemrat tona. Mos u përpiqni ta kuptoni. Jini si fëmijët e vegjël dhe thjesht besojeni sepse Bibla thotë kështu: I gjithë hyjnia – Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë – jeton brenda teje dhe meje dhe në çdo besimtar të rilindur që ka pranuar Jezu Krishtin si Shpëtimtar dhe Zot (shih Kolosianëve 2:9-10).

Kjo e vërtetë duhet të na bëjë të guximshëm, të patrembur dhe agresivë në një mënyrë të ekuilibruar. Ne duhet të besojmë se mund të bëjmë gjithçka që duhet të bëjmë në planin e Perëndisë për jetën tonë, sepse Trinia e Shenjtë na pajis. Ai na jep gjithçka që na nevojitet dhe më shumë. Zoti ju do, është me ju gjatë gjithë kohës dhe ka një plan të mirë për jetën tuaj. Nëpërmjet pranisë së Tij, ju jeni të pajisur për të bërë gjithçka që ju duhet të bëni në jetë.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Përballe këtë ditë me guxim sepse Perëndia ka qënë tashmë aty ku po shkon dhe ka përgatitur rrugën.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon