Perëndia Dëgjon Atë Që Është Vazhdimisht I Drejtë

Perëndia Dëgjon Atë Që Është Vazhdimisht I Drejtë

Zoti është larg të pabesëve, por dëgjon lutjen e të drejtit. (FJALËT E URTA 15:29)

Në vargun për sot Perëndia premton se do t’i dëgjojë lutjet tona nëse kërkojmë të jemi besnikë në ecjen tonë me Të. Çfarë do të thotë të jesh “vazhdimisht i drejtë”? E thënë thjesht, mendoj se mënyra më e mirë për të qenë vazhdimisht i drejtë është të refuzosh kompromisin.

Një person që komprometohet është dikush që tenton të bjerë dakord çdo gjëje që gjithë të tjerët duan të bëjnë, edhe pse mund të mos jetë plotësisht e drejtë. Një komprometues e di që diçka nuk është e duhur, por e kryen gjithsesi dhe shpreson që t’ia hedhë. Ne komprometohemi kur në zemrën tonë e dimë – madje edhe kur Fryma e Shenjtë na bind – që nuk duhet të themi apo kryejmë diçka të caktuar por gjithsesi ne kryejmë. Ne themi, “Perëndia po më tregon se çfarë të bëj, por unë do të bëj atë që dua.” Në këtë rast, veç ne e kemi fajin nëse nuk marrim rezultatin që do na pëlqente. Kur refuzojmë të komprometohemi dhe t’ia përkushtojmë veten të qenit vazhdimisht të drejtë duke bërë më të mirën tonë, Perëndia na shikon zemrën, na dëgjon lutjet dhe na përgjigjet.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Nëse refuzon të komprometohesh, do ta bësh Perëndinë të buzëqeshë.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon