Vendi i Parë

Vendi i Parë

Djema, ruani veten nga idhujt (perënditë e rreme) – [ nga çdo gjë dhe gjithçka që mund të zërë vendin që i takon Perëndisë në zemrën tuaj, nga çdo lloj zëvendësuesi që mudn të marrë vendin e parë në jetën tuaj]! Amen. (1 GJONIT 5:21)

Si një person i cili dëshiron të dëgjojë nga Perëndia, është shumë e rëndësishme që ju t’i jepni Perëndisë vendin e parë në jetën tuaj. Derisa dëshirat tona për të kërkuar më shumë prej Perëndisë të jenë më të forta se sa dëshirat tona për gjëra të tjera, djalli do të ketë një avantazh mbi ne. Kur ne shohim të vërtetën, ai do të humbasë avantazhin e tij, dhe ne do të jemi në pozitën e të bërit një progres radikal në marrëdhënien dhe miqësinë tonë me Perëndinë. Shumicës prej nesh i duhet një kohë e gjatë përpara se të mësojmë përfundimisht që, çfarë ne kemi nevojë nuk janë ato që Perëndia na jep, por është Perëndia vetë.

Nëse jeni të zellshëm për të kërkuar Perëndinë dhe ta mbani veten larg të gjithë idhujve të tjerë, po e nderoni Atë dhe do të nderoheni prej Tij. Ai do t’ju zbulohet dhe do ju bekojë në mënyra që nuk i keni imagjinuar kurrë. Pyeteni veten sinqerisht nëse diçka apo dikush në jetën tuaj është vendosur në vendin që i takon Perëndisë. Nëse gjeni diçka, atëherë thjesht kërkojini Perëndisë t’ju falë dhe bëni ndryshimet e duhura në prioritetet tuaja. Ai është prioriteti numër një për ne dhe asgjë tjetër nuk do të funksionojë siç duhet derisa ne ti japim Atij vendin që Ai meriton.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Mbajeni Perëndinë në vendin e parë në jetën tuaj.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon