vendosni veten në koshin e ofrimit

vendosni veten në koshin e ofrimit

Ju lutem, pra, o vëllezër, nëpërmjet dhembshurisë së Perëndisë, t’i paraqitni trupat tuaj si fli të gjallë, të shenjtë, të pëlqyeshëm për Perëndinë, që është shërbesa juaj e mençur. – Romakëve 12:1

Në letrën e dytë drejtuar Korintasve 8, kur Pali po u fliste besimtarëve për të dhënit, ai u dha shembullin e kishave në Maqedoni. Në vargun 5 ai thotë: “Dhe jo vetëm (ishte kjo dhuratë e thjeshtë e kontributit të tyre) vepruan ashtu si shpresonim, po ia dhanë veten më përpara Perëndisë dhe pastaj neve (si agjentë të Tij) nëpërmjet vullnetit të Perëndisë (duke shpërfillur plotësisht interesat e tyre vetjakë, ata dhanë aq sa mundeshin, duke e vënë veten e tyre në dispozicionin tonë të drejtuar nga vullneti i Perëndisë).

Kjo më mahnit, sepse jo vetëm që dhanë para, por dhanë veten.

Pyes veten sa prej nesh janë të gatshëm të shkruajnë emrin dhe të qëndrojnë në pjatën e ofrimit. Romakëve 12:1 thotë që duhet të ofrojmë veten si fli për Perëndinë.

Kjo do të thotë të jetojmë për Perëndinë jashtë kishës. Do të thotë të jemi të gatshëm të japim para por edhe të jemi gati të duam çdokënd që Perëndia na sjell në rrugën tonë. Do të thotë të jemi të gatshëm të përdorim çdo burim që kemi për Mbretërinë e Tij.

Pra, herën e ardhshme që do të jeni në kishë dhe vjen koshi i ofrimit, ju inkurajoj t’i thoni Perëndisë që po jepni gjithë veten tuaj tek Ai!


Lutje

Perëndi, unë dua të të jap gjithçka që kam. Tëtë ofroj veten si njëfli të gjallë. Më trego si dëshiron Ti që unë të përdor burimet që më ke dhënë për lavdinë Tënde.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon