Veshë Të Rrethprerë E Të Shenjtëruar

Veshë Të Rrethprerë E Të Shenjtëruar

Kujt do t’i flas dhe cilin do të qortoj që të më dëgjojë? Ja, veshi i tyre është i parrethprerë dhe ata nuk janë të zotë të tregojnë kujdes; ja, fjala e Zotit është bërë për ta objekt përçmimi dhe ata nuk gjejnë tek ajo asnjë kënaqësi. (JEREMIA 6:10)

Sa herë që Perëndia na flet dhe ne veprojmë sikur të mos e kishim dëgjuar, zemra jonë fillon të ngurtësohet derisa arrijmë në pikën që është jashtëzakonisht e vështirë ta dëgjosh Atë. Në fund, kokëfortësia jonë do ta dobësojë fare aftësinë për ta dëgjuar Atë. Sa herë që ia kthejmë shpinën asaj që e dimë se është e drejtë për t’u bërë, bëhemi më kokëfortë derisa nuk e dëgjojmë më aspak drejtimin e Tij.

Te vargu për sot, shohim se Perëndia dëshironte që Jeremia t’i paralajmëronte njerëzit e Tij për shkatërrimin e afërt, por ata nuk mund ta dëgjonin zërin e Tij sepse veshët e tyre ishin të parrethprerë (nuk ishin në besëlidhje me Perëndinë). Sa tragjike!

Ndryshe nga kjo, shohim Gjonin 5:30 ku Jezusi ka një vesh të rrethprerë, të shenjtëruar (të veçuar). Unë besoj se ky është një nga vargjet më të rëndësishëm në çështjen e dëgjimit të Perëndisë në Bibël: “Unë s’mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjyqi im është i drejtë, sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit që më ka dërguar.”

Jezusi nuk bëri asgjë pa dëgjuar zërin e Atit në lidhje me çështje të ndryshme. Imagjino se sa ndryshe do të ishte jeta jonë nëse do t’i kërkonim këshillë Perëndisë përpara se të hynim në rrëmujat që krijojmë, dhe pastaj të kemi nevojë për Të që të na shpëtojë sepse nuk i kërkuam këshillë që prej fillimit.


FJALA E PERËNDISË PËR SOT: Dëgjo zemrën përpara se të marrësh vendime.

Facebook icon Twitter icon Instagram icon Pinterest icon Google+ icon YouTube icon LinkedIn icon Contact icon